LAJMI I FUNDIT:

Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, sekuestrohen sasi droge brenda një makine, arrestohen dy shqiptarët

Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, sekuestrohen sasi droge brenda një makine, arrestohen dy shqiptarët

Sekuestrohen rreth 9 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është kryer nga policia greke në zonën e Kosturit.

Është ndaluar nje automjet qe vinte nga kufiri i gjelbër dhe gjatë kontrollit ne te janeë gjetur dhe sekuestuar 4 pako qe permbanin 8 kg 140 gram marijuanë.

Në mjet jane konstatuar dhe arrestuar drejtuesi shqiptar 49-vjec dhe pasagjeri shqiptar 34-vjec.


Siç rezultoi ky i fundit kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke nga drejtuesi i mjetit.

Gjatë kontrollit personal, pasagjerit i jane gjetur dhe sekuestruar 31 kokrra qe perfshihen tek ligji per narkotiket.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e drejtuesit te mjetit ne Selanik, janë gjetur dhe sekuestruar 637 gram marijuane dhe 1 peshore elektronike.

Dy te arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 ceularë dhe 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën, njofton gazetashekulli.