Pas vënies në funksion të Ndërmarrjes Rajonale “Rusino-Pollog”, e njëjta vazhdon të përballet me probleme të shumta. Buxheti i ndarë për këtë ndërmarrje nga ana e komunave nuk është i mjaftueshëm. Aktualisht, për një ton mbeturina, komunat ndajnë 2.5 euro subvencionim për ndërmarrjen dhe po aq paguajnë koncesionerët nëpër komuna që bartin mbeturina në deponinë Rusino. Drejtori i ndërmarrjes rajonale “Rusino-Pollog”, Besim Dogani, shprehet se do të propozojë të rritet buxheti për këtë ndërmarrje për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.
“Në këtë tremujor të parë, u vërejt që buxheti që ishte planifikuar për ndërmarrjen rajonale ‘Rusino-Pollog’ nuk ishte i mjaftueshëm për shkak të çmimit të ulët për ton mbeturina dhe prandaj kemi propozuar para kryetarëve të komunave të Pollogut rritjen e çmimit të tonelatës për deponim të mbeturinave ose rritje të subvencionimit nga ana e komunave, sepse harxhimet më të mëdha shkojnë për pagat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e deponisë, që përfshinë rrafshimin dhe mbulimin e mbeturinave. Në këtë pjesë, kostot janë të larta sidomos tani kur kemi rritje enorme të çmimit të derivateve të naftës dhe janë të papërballueshme për ndërmarrjen tonë”, tha Dogani.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ndërkohë nënvizon se të gjithë komunat duhet të angazhohen që ndërmarrja e përbashkët rajonale të mbijetojë. “Ndërmarrja Rusino patjetër të mbijetojë sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi në një periudhë të rëndë të krizave edhe shëndetësore edhe energjetike, por tash edhe lufta në Ukrainë, e cila ka pasoja në shtetet sikurse që jemi ne – pra shtetet e varfra. Të gjithë e dimë këtë krizë dhe prandaj pagesat janë më të ulëta ndaj ndërmarrjes rajonale. Megjithatë, duhet ta mendojmë të gjithë, me subvencione apo me mënyra tjera që ajo të funksionojë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse kjo ndërmarrje falimenton, probleme do të kenë shumë komuna tjera me mbeturinat, kurse për Gostivarin nuk do të jetë problem”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen – të ndërtohet deponi tjetër me standard evropiane dhe që do të plotësojë kushtet edhe sa i përket mbrojtjes së ambientit. Aktualisht të gjitha komunat e Pollogut që kanë caktuar koncesionerë për grumbullimin e mbeturinave të njëjtat dërgohen në deponinë Rusino, kurse më herët ata janë dërguar në deponinë Drislla në Shkup, ku edhe harxhimet kanë qenë shumë më të larta. Po ashtu, problem në vete është se disa komuna vazhdojnë që të mos shlyejnë detyrimet ndaj kësaj ndërmarrje./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova