LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “Llaskarca” shtyhet për një kohë të pacaktuar

Gjykimi për rastin “Llaskarca” shtyhet për një kohë të pacaktuar

As që shihet fundi gjykimit për tragjedinë e autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku mbetën të vdekur 16 pasagjerë dhe u lënduan 37 të tjerë, disa prej të cilëve mbetën invalidë të përjetshëm, shkruan Alsat.

Katër muaj pasi gjykatësi i çështjes urdhëroi superekspertizën, ajo nuk ka përfunduar dhe as nuk mund të parashihet se sa do të zgjasë. Alsat ka biseduar me bartësin e superekspertizës, i cili tha se për rastin janë duke punuar shtatë ekspertë të fushës së komunikacionit dhe fushës së mekanikës.

“Duke marrë parasysh vëllimin e dosjeve nga çështja gjyqësore nr.1407/19, për momentin ekspertët po punojnë për analizën e materialeve të dorëzuara nga Gjykata. Pas përfundimit të analizës së materialeve të paraqitura nga Gjykata, ekspertët do të vendosin për ecurinë e mëtejshme të procedurës, për të siguruar të gjitha provat e nevojshme për përgatitjen e superekspertizës së kërkuar. Në këtë fazë të procedurës së ekspertizës nuk mund të parashikohet me siguri afati për përgatitjen përfundimtare të superekspertizës së kërkuar”, tha Damjan Mircevski, bartës i superekspertizës.


Ndërkohë nesër në Gjykatën Penale është caktuar seanca e re për rastin “Laskarca”. Por edhe kjo do të shtyhet, si gjithë të mëparshmet këtë vit, pasi po pritet superekspertiza e kërkuar nga Byroja e Ekspertizës Gjyqësore.

“Pas dorëzimit do të sillet para palëve në procedurën e shqyrtimit kryesor dhe në këtë mënyrë procedura dëshmuese për lëndën do të përfundojë dhe do të caktohen fjalët përfundimtare”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale.

Me të mbërritur superekspertiza në gjykatë, çështja “Llaskarca” do të duhet të rikthehet në fillim, për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e fundit. Varet nga të pandehurit dhe prokurori nëse të gjitha provat do të paraqiten sërish në gjykatë apo gjykimi do të vazhdojë aty ku e la – realizimi i superekspertizës. Autobusi i “Durmo Toursit” është përmbysur më 13 shkurt të vitit 2019. Gjashtë persona janë akuzuar, duke përfshirë pronarin e kompanisë dhe shoferin e autobusit.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Kalo në kategori