LAJMI I FUNDIT:

Kurti homazhe në Velani dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit: Gjaku i derdhur për liri, nuk shlyhet kurrë

Kurti homazhe në Velani dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit: Gjaku i derdhur për liri, nuk shlyhet kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe shtatorja e Zahir Pajazitit në kryeqytet.

Pas vendosjes së kurora-lulesh në varrezat e dëshmorëve në Velani, Kurti tha se i përkujtojmë këta njerëz të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit.

“Te flamuri kombëtar shqiptarë i cili qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit këtu në Prishtinë, sot vendosën lule të freskëta. Ne i kujtojmë e përkujtojmë këta njerëz të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit. Kujtimi ynë për ta është dëshmi se ne besojmë se për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë e ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb”, tha Kurti.


Kurti shtoi se si Qeveri e Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë prej nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë, si emri i këtyre dëshmorëve që nuk do të harrohet kurrë.

Pas homazheve te varrezat në Velani, kryeministri Albin Kurti ka vendosur kurora-lulesh edhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në kryeqytet.

Nga aty Kurti tha se Zahir Pajaziti është hero i popullit sot, pro përjetë e mot udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit tonë.

“Prishtina si kryeqytet gjatë luftës çlirimtare ka qenë vendi në kuadër të zonës operative të llapit, ku për komandant kishim Zahir Pajazitin i cili me aksionet e tij çlirimtare e dha kushtrimin e lirisë shumë herët, dhe në këtë mënyre mobilizojë mbarë popullin dhe zgjeroj radhët e UÇK-së. Bashkë ne Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën këta ishin luftëtarët e paepur të cilët nuk kursyen asgjë por goditin forcat armike pushtuese serbe gjithandej Kosovës, dhe kontribuuan shumë që UÇK të marrë hovin dhe të shndërrohet në ushtri të vërtetë që u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë me ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave ushtarake e paramilitare serbe”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori