Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës po konsiderohet i mundshëm pas përjashtimit të Rusisë, mirëpo edhe vështirësitë për të arritur një gjë të tillë po shihen të mëdha. Nga ekzekutivi thonë se janë duke punuar për aplikim në Këshill të Evropës, por ende nuk është vendosur se kur do të ndodhë. Optimist për anëtarësim janë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa nga opozita shprehën më skeptik.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë për KosovaPress, se gjasat janë të mëdha për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës, mirëpo edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi është i gjatë dhe kalon në disa faza.
“Ne kemi qenë duke punuar për Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizuar, se kur do të aplikojmë nuk është vendosur, por se do të aplikojmë kjo është e qartë…E di që cilësohet si një organizatë ku gjasat janë më të mëdha dhe kjo është e vërtet, por edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kalon në disa faza dhe secila fazë ka vështirësitë e saja. Prandaj, ne me gjitha kapacitete tona por edhe ndihmën e akademikëve tanë, shoqërinë civile, jemi duke bashkëpunuar që t’i identifikojmë të gjitha këto vështirësi”, thotë ai.
Optimist është edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi. Ai thotë se nëse ka lobim të duhur nga Kosova, procesi mund të përfundojë me sukses.
“I vetmi organ ndërkombëtar ku ne mund të anëtarësohemi shumë shpejtë dhe pa probleme ligjore është Këshilli i Evropës. Sa i përket procedurave është lehtë dhe shpejtë, pasi më shumë është vendim politik i vendeve anëtare të këshillit nëse ato e gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe ka një lobim të mirë nga ana e Kosovës, jo siç ka qenë më herët. Pra mos të bëjmë gafa diplomatike, pasi ato mund të na kushtojnë shumë. Nëse ka seriozitet nga palët, procesi mund të shkojë shumë shpejtë”, thotë ai.
Ndërkohë, ish zëvendësministri i MPJ-së, tashmë anëtari i LDK-së, Anton Berisha thotë për KosovaPress, se Qeveria Kurti nuk iu është qasur seriozisht anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Ai përmend edhe siç i quan “gafat” e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi gjatë takimit me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.
“Procesi vetvetiu është i dëmtuar kur nuk i qasesh serioz. Ai ka shpalosur jo seriozitetin e qeverisë së Kosovës. Këta bëjnë politikë të jashtme për qëllime të politikës së brendshme, përfitimin e disa votave nga qytetarëve, pa marrë parasysh rëndësinë e procesit. AI ka bërë së pari një gabim elementar diplomatik, pasi edhe po të ishte e saktë ai nuk mund të deklarohet veçmas pa pëlqimin e dy palëve. Po ashtu sipas praktikave, teksti në parim i dërgohet palës në pajtueshmëri dhe përputhje me atë që është biseduar. Ky i ka bërë dy gabime në mendimin se përfiton politikisht dhe njëjtën kohë ka dëshmuar jo seriozitetin e tij si një zyrtarë. Por nuk e dëmton Kosovës si një akti i vetëm, mungesa e procesit e pengon, pasi s’ka një gjë të tillë dhe nuk i njohin procedurat dhe nuk konsultohen”, thotë ai.
Optimizmi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është shtuar pas përjashtimit të Rusisë, si pasojë e agresionit në Ukrainë./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit