Dikur ishte një nga zërat më të dëgjuar të muzikës pop në estradën shqiptare dhe mashkulli i ëndrrave për shumë femra. Por prej vitesh, pak e hiç ishte dëgjuar prej tij.
Fjala është për këngëtarin e njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Berkan Bekën. Artisti i hiteve të dikurshme si “Maraton”, “Një kujtim” e “Kriza”, ka shënuar së fundmi një rikthim në skenën e muzikës shqiptare dhe ka sjellë së fundmi për fansat e tij këngën e re “Ty”.
Në një intervistë për Telegrafin, Berkani tregon arsyen se pse u tërhoq kaq gjatë prej muzikës dhe se çfarë ka ndodhur me jetën e tij private në gjithë këto vite.
Telegrafi: Berkan, keni vendosur t’i riktheheni intensivisht muzikës pas një kohe relativisht të gjatë. Ku keni qenë gjithë këtë kohë?
Berkan: Ka 6-7 vite që pauzova, sepse kisha nevojë! Por gjatë kohës kam bërë projekte por nuk ishte ajo që quhet “comeback (rikthim)”. Dhe tani isha gati, dhe ia dola. Ndërkohë kam ndarë kohë për familjen, për shoqëri, për shëtitje, po ashtu edhe për aktrimin.
Telegrafi: “Pa ty” mban titullin kënga juaj e re e publikuar së fundmi. Si ishte të riktheheshe me këtë këngë dhe çfarë projektesh presim nga ty në të ardhmen?
Berkan: Nga momenti i parë kur fillova të punoj këngën i dhash një frymë të këngës “Maraton” e cila ishte megahit, një përmbyllje me këtë stil të këngës, sepse në radhë do të bëjë punime të tjera, stil më ndryshe, ajo që e dëgjojmë sot – gjithçka do të vijë së shpejti.
Telegrafi: Ti ke qenë pjesë e tregut muzikor shqiptar shumë vite më parë dhe jeni rikthyer tani. Çfarë ka ndryshiar nga ajo kohë dhe tash?
Berkan: Shumë gjëra. Humbi vlerësimi i këngëve, dhe mundi që e kemi pas. Bëhen këngë të çuditshme sot – tani çdo gjë është bërë me internet dhe me para. YouTube-i i bombardoi televizionet, tani çdokush mund të bëhet ull “me pak para”(qesh).
Telegrafi: “Maratona” dhe “Një kujtim” kanë qenë dy prej hiteve më të mëdha të asaj kohe. Sa i kujton me mall sukseset e këtyre këngëve dhe a kërkohen edhe sot nga publiku në koncerte?
Berkan: Nuk janë vetëm këto të dyja, por do e veçoj megahitin “Maraton”, e cila më i hapi dyert e karrierës time dhe më dha një famë të paparë. Sigurisht që dëgjohen, këto këngë besoj se nuk vdesin. Akoma e dëgjoj në vetura të ndryshme dhe në klube të natës.
Telegrafi: Ju kemi njohur ndër vite artistikisht por shumë pak personalisht. Kush është Berkani në përditshmëri? Çfarë bën dhe me çfarë merret?
Berkan: Ditën e kaloj në studion time, aty ku i bëj projektet e mia dhe ato për të tjeret. Jam i kyçur në botën e muzikës. E dua muzikën, më bën të jetoj të lumtur. Ndërkohë shikoj edhe luaj futboll, jam tifoz i flakët i klubit Gallatasaraj. Në përgjithësi jam tip hiperaktiv dhe me nerva, po njeri me mëshirë (qesh).
Telegrafi: Dikur keni qenë endrra e shumë vajzave dhe tani jeni vet baba i një vajze. Sa ka ndryshuar jeta jote private?
Berkan: Akoma vazhdoj që të jem ëndërr (qesh). Përkundrazi, kam moral edhe më të madh tani, vajza është super talente, bashkë këndojmë dhe vallëzojmë. Më jep frymë dhe fuqi për të bërë më shumë këngë. Privatësia aspak nuk ndikon në punën time, jam ai që isha me plot kuptimin e fjalës.
Telegrafi: Patët para dosa viteve një rikthim në Kënga Magjike. A e keni menduar rikthimin sërish edhe në festivale?
Berkan: Festivalet i kam çmuar gjithmonë, dhe kam pritur kohën e duhur që të marr pjesë. Dhe falënderoj Zotin që ma mundësoi gjithmonë të jem i suksesshëm në festivale. Për vitin 2022 nuk jam i sigurt, ta shohim!
Telegrafi: Gjithë këto vite keni qenë pak aktiv edhe në rrjetet sociale. Pse kjo shkëputje totale?
Berkan: Jo nuk jam, jam aktiv por nuk isha me projekte – tani më s’po ndalem. Nuk po e heq telefonin nga dora. Përkundrazi, tani jam shumë aktiv në rrjetet sociale.
Telegrafi: Cila është moto juaj e jetës?
Berkan: Punë, punë dhe vetëm punë. Edhe pak dashuri.
Telegrafi: Berkan faleminderit shumë për këtë intervistë. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?
Berkan: Të qëndroni me Telegrafin, nëse doni që të informoheni për gjëra të sakta dhe të vërteta. Ju dua dhe ju përshëndes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje