LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nesër bëhet e ditur nëse do të vazhdojë greva në arsim

Maqedoni, nesër bëhet e ditur nëse do të vazhdojë greva në arsim
Foto: Ilustrim

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, njësoj si dje, edhe sot është i pakapshëm për mediat, edhe pse nga fillimi i grevës e deri të premten rregullisht mbante konferenca për media. Por për këtë kërkoi falje në Fejsbuk.

“Kam borxh t’ju kërkoj falje për atë se nuk isha i qasshëm, por dua t’ju informoj se deri të dielën (17.04.2022) deri në orët e mesditës nuk do të jem i qasshëm. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut.

Këtë fundjavë SAShK-u do të mbajë konsultime, kurse nesër në mbrëmje duhet të sjellë vendim nëse nxënësit nga e hëna do të vazhdojnë me mësim. Propozimi i Qeverisë është që greva të ndërpritet, kurse paralelisht të vazhdojnë bisedimet për rritjen e pagave.“Viti shkollor duhet të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë, gjë që është shumë e rëndësishme, për arsye se pas nesh lam dy vite shkollore në pandemi me koronavirus, kur nxënësit ndiqnin mësim në online ose mësim të kombinuar”, theksoi Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së.


Nga LSDM-ja bëjnë thirrje të mos lejohet që mësimi të prolongohet, e me këtë të rrezikohen edhe regjistrimet e reja, maturat shtetërore, si dhe dhëna e provimit profesional për rreth 500 mësimdhënës.

E nga opozitarja OBRM-PDUKM akuzojnë se Qeveria në vend që të ushtrojë trysni dhe të kërcënohet, të punësuarve në arsim duhet t’u përgjigjet se si i jep 1 milion euro për studime kriminale fizibiliteti, 2,5 milionë euro për vetura zyrtare, 2 milionë euro për kafe, lule dhe shërbime nëpër hotele, e nga ana tjetër nuk ka mjete për t’i rritur pagat të cilat janë pak më të larta se minimalja.

“Çerdhja e vandalizuar në të cilën dikush ka shkruar “SAShK-u vrasës” vijoi menjëherë pas trysnive, kërcënimeve dhe frikësimeve të pushtetit ndaj të punësuarve në arsim të cilët janë në grevë për paga më të larta. Kjo është e turpshme dhe e mjerueshme dhe është për çdo dënim“, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga partia opozitare po ashtu shtojnë se standardi i qytetarëve është në rënie. Sipas tyre, vetëm në muajin mars inflacioni ka qenë 8,8%, kurse brenda një viti të gjitha shpenzimet bazë për jetë janë rritur nga 30 në 110%.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori