Gjatë premierës së sezonit të “The Kardashians” në Hulu, djali gjashtëvjeçar i Kim Kardashian, Saint West, dyshohet se gjeti një lojë në Roblox – një platformë lojërash në internet dhe sistem për krijimin e lojërave – duke reklamuar një kasetë të re seksuale të saj.
Në episod, Saint shkon te Kim duke ia treguar pjesën e reklamës me Kim që shfaqet duke qarë, e duke ia sqaruar ngjarjen.
Saint e ka korrigjuar nënën e tij kur ajo thotë se është një personazh në Roblox, duke i thënë asaj se është një lojë që dikush e ka krijuar në platformë.
Kur klikoni në lojë, supozohet se shfaqet një reklamë që promovon një kasetë të re të Kim K me Ray J.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” më pas ka telefonuar shefin e saj të marketingut për t’i bërë të ditur se avokati i saj duhet të heqë lojën nga platforma.
Ajo gjithashtu vazhdoi të telefonojë ish-bashkëshortin Kanye West, e në ato çaste ishte duke u ngushëlluar nga Khloe.
A është Kim Kardashian një nënë e keqe?
“E vetmja mënyrë se si Saint mund të kishte parë një lojë me përmbajtje të tillë është nëse ai nuk kishte një llogari të kufizuar për moshën”.
Redditor vazhdon duke thënë se nëse Saint nuk do të kishte një llogari të kufizuar për moshën, atëherë do të ishte “neglizhenca” e prindërve.
“Faleminderit Zotit që ai (Saint) nuk mund të lexojë ende”, ka thënë më tej Kim.
Ish-bashkëshorti i saj, reperi Kanye, e ka mbështetur pretendimin se Kim nuk është një nënë e mirë, duke e treguar edhe në këngën “Eazy”.
Në këtë projekt, ai thotë se Kim u drejtohet dadove për ta ndihmuar atë të rrisë fëmijët e tyre.
Për ta përmbledhur këtë histori, është e sigurt të thuhet se Saint ka të ngjarë në një llogari Roblox pa asnjë kufizim moshe, duke luajtur në një platformë me të cilën nëna e tij është qartazi e panjohur.
Pra, historia nuk ishte e falsifikuar, por shqetësimi më i thellë është se fama e Kim po pengon rritjen e duhur të katër fëmijëve të saj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=guIVXSbu2-M&ab_channel=DrRobot
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën
John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes
“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh