Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë në mbarë botën. Edhe kur tejkalohet sëmundja, gratë e përjetojnë keq edhe një periudhë tjetër, e cila është jetesa me një gji.
Por kohëve të fundit, Kirurgjia Plastike ka hapur dyert për të gjitha gratë që e kanë kaluar këtë sëmundje dhe të cilat duan të bëjnë rindërtimin e gjirit të tyre.
Drejtoresha e Klinikës Kirurgjike, Violeta Zatriqi ka thënë në emisionin Radar në RTV Dukagjini se kjo iniciativë ka filluar pak muaj më parë, dhe se ky intervenim kryhet falas në QKUK.
“Ne si staf i Klinikës Kirurgjike kemi marr iniciativën në muajin tetor i cili edhe është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit. Kemi dashur sensibilizimin e grave në gjithë Kosovën, që e kanë kaluar këtë sëmundje, të vijnë dhe të na takojnë në QKUK. Ne kemi arritur të marrim vëmendjen e tyre dhe të kthejmë buzëqeshjen e shumë grave. Ne kemi filluar me operacionet e para në muajin dhjetor me donacione nga jashtë dhe aktin e fundit e kemi përfunduar javën e kaluar”, tha ajo.
Atëherë kur lista veçse ka filluar të rritet, kirurgu plastik Korab Berisha tha se është rritur edhe nevoja për donacione për blerjen e implanteve, pa të cilat është e pamundur të kryhen këto operacione.
“Këto implante janë jashtëzakonisht të rëndësishme për kryerjen e këtyre operacioneve. E dimë që kostoja e tyre është e lartë, por janë të nevojshme. Të gjithë ata që kanë dëshirë të ndihmojnë në blerjen e tyre mund të vijnë në klinikë dhe të ndihmoj këto gra, të cilat po presin që të hyjnë në operacion”, tha ajo.
Kirurgu Ylber Zejnullahu ka thënë se për të gjithë gratë që frikësohen t’i nënshtrohen këtij operacioni, është e nevojshme të dinë se çdo gjë shkon me faza. Ato i nënshtrohen pyetjeve të shumta por edhe kontrolleve para operimit.
“Lista është e gjatë, 100 veta kanë ardhur, e 60 I kemi në listën e ngushtë. Por së pari ata do t’i nënshtrohen pyetjeve se cilat kanë të drejtë që t’i nënshtrohen operacionit dhe nuk rezulton ndonjë problem. Ne sigurohemi që s’ka komplikacion të sëmundjes, e më pastaj fillojmë me rikonstruktim”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje