LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sean Dyche shkarkohet nga Burnley pas 10 vitesh si trajner

Zyrtare: Sean Dyche shkarkohet nga Burnley pas 10 vitesh si trajner

Klubi anglez, Burnley ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche, me klubin që gjendet vetëm katër pikë larg zonën së shpëtimit nga rënia prej Ligës Premier.

Dyche ishte një nga menaxherët më jetëgjatë në futbollin anglez, pasi mori drejtimin e Burnleyt në vitin 2012.


Ai e udhëhoqi klubin drejt dy promovimeve në Ligën Premier gjatë kohës së tij në Turf Moor dhe ishte menaxheri më jetëgjatë në ligën e elitare.

Por, ai tani është shkarkuar pas humbjes 2-0 të së shtunës ndaj Norwich City, që e la Burnleyn në vendin e 17-të në ligë – katër pikë prapa Evertonit të vendit të 16-të me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Burnley konfirmoi largimin e Dyche me një deklaratë të lëshuar gjatë ditës së sotme (e premte).

“Burnley Football Club mund të konfirmojë se klubi është ndarë me menaxherin Sean Dyche, ndihmës menaxherin Ian Woan, trajnerin e ekipit të parë Steve Stone dhe trajnerin e portierëve Billy Mercer”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori