LAJMI I FUNDIT:

Policia për zjarrin në “Tophane”: Një fëmijë u shpëtua sepse ishte në rrezik – s’ka të lënduar

Policia për zjarrin në “Tophane”: Një fëmijë u shpëtua sepse ishte në rrezik – s’ka të lënduar

Një fëmijë është shpëtuar nga zjarri i cili mëngjesin e sotëm përfshiu një objekt banimi në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa fëmija është shpëtuar nga rreziku falë intervenimit të Policisë së Kosovës dhe banorëve.


Kështu ka bërë të ditur para mediave Shkelzen Xhafa, shef i operatives rajonale të Drejtorisë së Policisë.

Përfshihet nga zjarri një objekt në lagjen "Tophane" në Prishtinë
Lexo po ashtu Përfshihet nga zjarri një objekt në lagjen "Tophane" në Prishtinë

Sipas tij, për momentin është faza fillestare dhe nuk mund të thuhet se cili është shkaktari i zjarrit.

“Falë intervenimit të policisë së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet. Pastaj kanë ardhur edhe banorët që me përkushtimin e tyre kanë arritur deri tek komplet shuarja e zjarrit. Ende është në proces se si është shkaktuar zjarri. Për momentin është faza fillestare dhe nuk mund të themi se çka e shkaktojë zjarrin”, tha Xhafa.

Mes tjerash, ai tha se ka banorë që janë duke marrë ndihmën e parë, por nuk ka persona të lënduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori