Janevski: Turizmi në Maqedoni po rimëkëmbet me shpejtësi, sivjet priten 2.5 milion bujtje
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski sivjet pret 2.5 milionë bujtje dhe mbi 400 milion dollarë të hyra të drejtpërdrejta nga sektori i ekonomisë vendore.
Siç ka bërë të ditur sot në konferencë, sektori turistik me shpejtësi po rimëkëmbet, ndërsa në këtë kanë kontribuar mysafirët nga rajoni, Polonia, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.
Projeksionet e Agjencisë, theksoi Janevski janë se deri në vitin 2025 turizmi vendas do të arrijë mbi pesë milionë bujtje dhe mbi 600 milion dollarë të hyra.
“Në vitin 2022 do të kemi më shumë çarter. Nga mesi i muajit maj nga Holanda, në qershor nga Polonia, deri në fund të majit fillon linja e re Tel Aviv- Shkup, ndërsa në fillim të qershorit linja e re Izmir- Shkup, ndërsa pritet edhe një linjë e re dhe ajo është Maribor- Shkup”, tha Janevski.
Ai paralajmëroi se në vitin 2022 do të fillojë edhe strategjia e re në turizëm. APMT planifikon të ribrendojë vendin si destinacion turistik, të krijojë logo të re që do të zhvillohet në fushatë shtetërore në vitin 2023 si dhe të rritet prania e vendit në tregjet tradicionale me fushatën e cila do të fillojë kah mesi i muajit maj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?