Në shënim të 14 Prillit, Dita e njohjes së sakrificës dhe vuajtjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me qëllim avancimin e procesit të njohjes ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe realizimin e të drejtave të mbijetuarve, organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im” kanë adresuar disa kërkesa për institucionet e vendit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në takimin me zyrtarët shtetërore, organizatat do të kërkojnë që afati brenda të cilit viktimat mund të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, të mos kufizohet në 5 vjet, por të jetë e drejtë e përhershme e garantuar me ligj
Kërkesat e mëposhtme do të adresohen në takimet me krerët e shtetit:
- Të njihet ligjërisht 14 Prilli si ditë zyrtare memoriale për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë;
- Emërtimi i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës të ndryshohet në Komisioni për Njohje të Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës;
- Afati brenda të cilit viktimat mund të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, të mos kufizohet në 5 vjet, por të jetë e drejtë e përhershme e garantuar me ligj;
- T’u mundësohet viktimave të cilave u është njohur statusi “viktimë e dhunës seksuale” të gëzojnë të drejtën në pension personal që nga data e aplikimit për njohje të statusit.
- Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës” t’u njihen të gjitha të drejtat dhe benificionet sikurse kategorive të tjera të përcaktuara me ligjin nr. 04/L-054 në mënyrë që të gëzojnë edhe të drejtën të përfitojnë shërbime shëndetësore pa pagesë;
- Të ndryshohet përbërja e Komisionit duke i shtuar peshë dhe rëndësi aspekteve psikosociale të procesit të njohjes së statusit;
- Të aplikohet qasje e theksuar sensitive në procesin e shqyrtimit të rasteve për njohje të statusit së viktimës seksuale gjatë luftës duke marrë parasysh të gjitha specifikat e këtij grupi të ndjeshëm si dhe stigmën që i rrethon;
- Gjatë shqyrtimit të ankesave të sigurohet dy-shkallshmëria në rastet e ankimimit të vendimeve të Komisionit Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës;
- Afati kohor i shqyrtimit të kërkesave për njohje të statusit prej momentit të paraqitjes së kërkesës për njohje deri te vendimi i Komisionit të mos jetë më i gjatë se 6 muaj;
- Të sigurohet mekanizëm i pavarur monitorues i punës së Komisionit dhe shqyrtimit të rasteve me qëllim rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies të punës së Komisionit dhe realizimit të drejtave të viktimave që aplikojnë për njohje të statusit;
- Viktimat të cilave u është njohur statusi “viktimë e dhunës seksuale”, të pajisen me kartelë të viktimës civile të cilat me asnjë të dhënë nuk guxojnë të identifikojë kategorinë e përfituesit, por do t’u mundësojë viktimave të gëzojnë të drejtat dhe benificionet e caktuara me ligj.
Ndryshe, Platforma Bëhu Zëri Im është themeluar më 16 Prill 2021, nga katër organizatat e autorizuara për të mbështetur të mbijetuarit në procesin e aplikimit për njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës; Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave; Medica Gjakova dhe Medica Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje