Ne e duam modën e mahnitshme në “Emily in Paris”, dhe sipas aktorëve, ajo vetëm do të përmirësohet!
Page Six Style foli me zonjat kryesore të serisë së suksesshme të Netflix në “PaleyFest” të Los Angeles të dielën, ku ata folën për pamjet e tyre të preferuara deri më tani dhe shpresat e tyre për sezonin e tretë.
“Unë u besoj atyre, absolutisht! Kurrë nuk mund ta imagjinoja veten duke veshur disa nga gjërat që kam veshur”, tha Ashley Park – e cila portretizon këngëtaren Mindy Chen në serial kur u pyet për vizionin e kostumografëve Patricia Field dhe Marylin Fitoussi për pjesën e tretë.
Camille Razat – e cila portretizon shoqen pariziane të Emily, Camille – konfirmoi për Page Six Style se kasti do të kthehet në Paris në qershor për të filluar xhirimet për sezonin e tretë.
Ndonëse nuk i ka parë ende veshjet e reja, ajo thotë se mezi pret të bashkëpunojë me ekipin “shumë kreativ” të dizajnit të kostumeve.
“Ata janë shumë mëndje hapur dhe do të më lënë të propozoj gjëra. Unë jam ende duke u përpjekur të vë në qendër të vëmendjes dizajnerët e vegjël. Mendoj se është shumë e vështirë për ta këto ditë, për shkak të COVID-19 dhe gjithçkaje. Pra, unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, shpjegoi aktorja franceze.
Po për pamjet e tyre më të paharrueshme deri më tani? E preferuara e Razat ishte fustani i zi i Yves Saint Laurent me prerje që të binte në sy. “Nuk është aspak e rehatshme”, pranoi ajo, “por e mahnitshme.”
Ndërkohë, Park, tha se kishte një histori sentimentale pas aksesorëve që ishin kombinuar me kombinimin rozë që ajo kishte veshur për t’u përballur me shokun e grupit Benoit (Kevin Dias) në sezonin e dytë.
“Ndjeva se Mindy kishte nevojë për pak guxim dhe dashuri shtesë, dhe kështu vathët të cilët po mbaja ishin në fakt këta vathë të mrekullueshëm të cilësisë së mirë Chanel që Lily Collins më kishte dhuruar për ditëlindjen time”, zbuloi ajo.
View this post on Instagram
Mes tyre, Collins ndau gjithashtu sekrete për veshjet e personazhit kryesor Emily Cooper, duke i thënë audiencës së fansave: “Ka shumë emocione në çdo veshje”.
Siç dëshmuan fansat, Sezoni 2 i “Emily in Paris” përfundoi me Emily që u përpoq t’i tregonte ndjenjat e saj të vërteta Gabrielit (Lucas Bravo) pas një bisede shpirtërore me Mindy, vetëm për të zbuluar se ai i kërkoi Camille të jetonte me të.
“Në skenën e fundit ku unë kam veshur të gjithë kuajt e detit dhe peshqit nën det… ishte sikur, ‘Në rregull, Emily ndjehet sikur po mbytet. Ajo nuk është në gjendje ta ngrejë kokën mbi ujë’”, shpjegoi Collins. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t’i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A