Blerja e armatimit nga Kina, Vuçiq i përgjigjet Kurtit dhe Gjukanoviqit: Lëreni Serbinë të qetë, duam ta mbrojmë vendin tonë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i tha kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ta lënë Serbinë të qetë, pasi këta dy të fundit e akuzuan shtetin fqinj për blerjen armëve nga Kina.
Presidenti serb në një konferencë shtypi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili duke folur për armatimin e Serbisë, ka thënë se “kjo është një shprehje e frikës së tyre se mund të mbeten të vetëm”, kurse presidenti malazez Milo Gjukanoviq, ka thënë se “armatosja e Serbisë po bëhet nga vendet që paraqitën armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-Atlantike”.
“Lëreni Serbinë të qetë dhe mos e mashtroni opinionin. Serbia do ta ruajë paqen dhe stabilitetin dhe ne jemi krenarë për faktin se vetë duam ta mbrojmë vendin tonë”, tha ndër të tjera Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se “muajve të fundit është përshpejtuar fushata e njollosjes së Serbisë, e cila vjen nga qendra të caktuara të fuqishme dhe vende të rajonit”.
“Jo nga dje, me një rol më të theksuar në urrejtjen e hapur dhe të zhveshur ndaj Serbisë dhe gjithçka që është serbe, vjen nga Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviq. Kuptohet se ata gjithmonë përdorin të pavërteta dhe gënjeshtra të zhveshura vetëm me një qëllim – të paraqiten si viktima, kurse Serbinë si agresor të madh në çdo mënyrë”, tha Vuçiq.
Ai vuri në dukje se ata shfrytëzuan rastin “që blerjen tonë legale të sistemit kinez të mbrojtjes ajrore FK3, i cili është një armë mbrojtëse, dhe t’i tregojnë gjithë botës se ne jemi aleatë kinezë dhe rusë që kërcënojmë paqen në rajon, edhe pse ne janë të rrethuar plotësisht nga territoret e NATO-s, jo gjithmonë në vendet e NATO-s”.
“As vetë nuk janë në gjendje të thonë se në çfarë mënyre i rrezikojmë me armë mbrojtëse. Sistemi ynë shërben për të shkatërruar raketa kryqëzuese, të aviacionit të armikut që do të cenonte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes se si po e rrezikojmë Prishtinën, apo si po e rrezikojmë Podgoricën në një mënyrë të tillë? Thelbi këtu është diçka tjetër – në dëshirën për të dëmtuar Serbinë në dëshirën që Serbia të jetë gjithmonë fajtore, ose të jetë e dobët siç e kanë perceptuar kur e kanë shpallur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.
Kryeministri Albin Kurti, të martën, duke komentuar armatimin e Serbisë, ka thënë se kjo është një shprehje e frikës së tyre se mund të mbeten të vetëm.
Kurti deklaroi se Serbia është në njëfarë paniku, pasi që sipas tij, më nuk po mund të qëndrojë në 3-4 ulëse.
“Serbia është në njëfarë paniku, kur po e vëren që nuk po mund të qëndrojë në 3-4 ulëse njëkohësisht, ajo po përpiqet të forcohet sepse ndoshta mund të mbetet e vetme. Pra, armatosja e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, mirëpo është shprehje e frikës së tyre se mund të ngelen të vetmuar, atëherë kur nuk po mund të qëndrojnë në 3-4 karrige siç janë mësuar”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke komentuar armatimin e fundit të Serbisë nga Kina, ka thënë se armatosja po bëhet nga vendet që paraqiten armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-Atlantike.
“Rrezik i madh është armatosja e Ballkanit. Në përgjithësi kjo na shqetëson. Në këtë rast është tendenca e armatimit të vazhdueshëm të Serbisë nga vendet që shfaqen hapur si armiq të Evropës dhe NATO-s”, ka thënë Gjukanoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova