LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni: Punojmë për zbardhjen e rastit në pikën kufitare “Bllacë”

MPB Maqedoni: Punojmë për zbardhjen e rastit në pikën kufitare “Bllacë”

Një zyrtar policor i angazhuan në pikëkalimin kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka përfunduar në arrest për marrje ryshfeti, kështu ka deklaruar Zëvendësministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi. Pas deklaratës së zv.ministrit Bushi, edhe nga Ministria për Punë të Brendshme informuan se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

” Sektori për kontroll të brendshëm në koordinim me prokurorinë kompetente që nga mbrëmë ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e një rasti të ryshfetit nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar Bllacë. Pas zbardhjes së rastit dhe sanksionimit të autorëve, do të informojmë publikun më gjerësisht për këtë”, thuhet në deklaratë.


Policia e Maqedonisë arreston kryepolicin në Bllacë, iu merrte para udhëtarëve që hynin në RMV
Lexo po ashtu Policia e Maqedonisë arreston kryepolicin në Bllacë, iu merrte para udhëtarëve që hynin në RMV

Nga publikimi i rastit në emisionin “Stop” në televizionin Klan, u privua nga liria personi me inicialet E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-së dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

Personi i arrestuar kishte kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori