Llogaria e Gilbert Gottfried në Twitter dyshohet se është hakuar vetëm disa orë pasi familja e tij njoftoi vdekjen tragjike të komedianit legjendar.
Të martën pasdite (12 prill), biografia e yllit të ndjerë u ndryshua në “të hakuar nga @yeatarchive në IG”, një llogari që nuk ekziston më në Instagram, e ndjekur nga disa postime të çuditshme në Twitter.
Postimet – pamjet e të cilave u kapën nga The Daily Mail para se të fshiheshin – përfshinin mesazhe të turpshme dhe promovim të llogarive të ndryshme të “OnlyFans” dhe porno.
“Unë kam vdekur për shkak të ‘Yeatarchive’ në IG”, shkruhet në një nga postimet.
“Njerëzit janë idiotë”, shkroi një person, ndërsa një tjetër shtoi: “Kushdo që ka hakuar llogarinë e Gilbert Gottfried jeni patetik”.
Megjithatë, publicisti i tij i tha Rolling Stone se ai nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur me faqen e yllit të ndjerë, ndërsa një përfaqësues i Twitter tha për median se ata “po shqyrtonin këtë, por deri më tani nuk kishin parë asgjë që sugjeronte se ishte hakuar”.
Aktori i humorit vdiq në moshën 67-vjeçare nga një anomali në zemër e quajtur takikardi ventrikulare.
Familja e tij, megjithatë nuk dha shumë detaje – duke thënë në deklaratën e tyre se “zëri më ikonik në komedi” kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë”.
“Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Megjithëse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më shumë të jetë e mundur për nder të Gilbert. Dashuria, familja Gottfried”, thuhet në deklaratë.
Gottfried e filloi karrierën e tij në moshën 15-vjeçare, duke bërë komedi në qytetin e New Yorkut.
Në vitet 1980, ai ishte shfaqur në “Late Night ëith David Letterman” dhe kishte një qëndrim të shkurtër në “Saturday Night Live”.
Ai njihet edhe për paraqitjet në “Beverly Hills Cop II”, “Problem Child”, “Look Who’s Talking II” dhe “The Aristocrats”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krijuesi i “Baby Reindeer” tregon pse nuk dëshiron të zbulojë identitetin e njerëzve që frymëzuan serialin hit tashmë në Netflix
Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit
BimBimma publikon fotografi me Era Istrefin në studio
Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar
BimBimma publikon fotografi me Era Istrefin në studio
E inspiruar nga Pamela Anderson, Kim Kardashian duket më se atraktive dhe tërheqëse me volumin e flokëve të mbledhura
Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët
Modelja e cila mbylli instalacionin "New York to Dublin" për shkak të ekspozimit të gjoksit, kishte akuzuar Kanye Westin për homoseksualizëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'