I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, ka thyer heshtjen e tij për të thënë se ‘atësia është puna më e rëndësishme që ai do të bëjë ndonjëherë’, pasi këngëtarja zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e tretë.
Aktori, i cili më parë e ka quajtur krijuesin e hitit një “luaneshë”, ndau në Instagram një pikturë me luanë.
Të hënën (11 prill), Britney i befasoi fansat duke thënë se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë, pasi më parë zbuloi se ishte e detyruar të qëndronte nën kontrollin e lindjes gjatë 13 viteve të konservatorit.
“Martesa dhe fëmijët janë një pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje të fortë të mbushur me dashuri dhe respekt. Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim dhe nuk e marr si diçka të lehtë. Është puna më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë”, ka shkruar Sam.
Sam, i cili do të mirëpresë fëmijën e tij të parë me Britney, filloi lidhjen me këngëtaren në tetor 2016 dhe u fejua në tetor 2021, shkruan DailyMail.
Britney ka dy djem Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline.
Krijuesja e hitit “Toxic” ndau lajmin e shtatzënisë së saj në mediat sociale, pasi vendosi të bënte një test kur vuri re se kishte shtuar peshë gjatë pushimeve derisa pa rezultatin pozitiv.
Britney gjithashtu iu referua Sam, 28 vjeçar si ‘burri’ i saj në postim, duke ndezur thashethemet se dyshja janë martuar fshehurazi.
Në postimin e saj të njoftimit, Britney foli gjithashtu për vuajtjen e depresionit perinatal gjatë dy shtatzënive të para.
Distresi perinatal është një term që përdoret për të përshkruar simptomat e depresionit, ankthit dhe stresit që gratë mund të përjetojnë nga konceptimi deri në një vit pas lindjes.
Lajmi për shtatzëninë vjen pasi u pretendua se këngëtarja u detyrua të bënte kontrollin e lindjes ndërsa ishte nën kujdestarinë e saj 13-vjeçare, e cila u ndërpre nëntorin e kaluar.
Në një seancë gjyqësore në qershor të vitit të kaluar, Britney foli publikisht kundër kujdestarisë së saj, pasi tha se ndihej e ‘traumatizuar’ nga sistemi kontrollues nën të cilin ishte vendosur.
Ylli i muzikës akuzoi babanë e saj dhe ekipin e saj të kujdestarisë se refuzuan ta lejonin të martohej me të dashurin e saj, Sam ose të kishte fëmijë me të.
Spears gjithashtu e quajti situatën e saj si ‘abuzive’ dhe madje bëri thirrje që babai i saj dhe ata që ishin të përfshirë në kujdestarinë e saj të ‘burgoseshin’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'