Opel Kadett Superboss dhe Volkswagen Polo GTI kanë matur forcat në një betejë të ashpër që mund të quhet “përplasje gjeneratash”.
Polo GTI është një hatchback i përkryer dhe tejet i fuqishëm për ata që duan diçka më të vogël se Golf GTI, por më të madh se modeli UP! GTI, transmeton Telegrafi.
Shitet në mbarë botën, e ky që shihet në video është model i rifreskuar i 2022. Atë e vë në lëvizje motori 2 litërsh me katër cilindra që prodhon 204 kuaj-fuqi, që do të thotë se ka fuqi të ngjashme motorike sikurse Golf GTI i gjeneratës së gjashtë.
Gjithashtu motori i Polo GTI është i pajisur me ndërruar automatik me shtatë shpejtësi, e opsioni për manual nuk ekziston fare në pakon e ofertave. Kjo veturë peshon 1.286 kilogramë, kurse shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 6.5 sekonda.
Kundërshtari i tij në garë është një Opel Kadett GSi 16V S i njohur si Superboss – një veturë legjendare dhe shumë e njohur nëpër botë. Ajo ishte prodhuar për ta mundur BMW-në në botën e Group N Racing në Afrikën e Jugut.
Superboss është “zhveshur” që t’i zvogëlohet pesha. Nën kapak ka motorin 2 litërsh Red Top Opel 16 v me katër cilindra që prodhon 168 kuaj-fuqi, e në total kjo veturë gjermane peshon 976 kilogramë. E rezultatet e “përplasjes së gjeneratave” mund t’i shikoni në video. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit
Mini Cooper njofton “tërheqjen” e mbi 140 mijë modeleve për shkak të një defekti që mund të shkaktojë zjarr
Kritikohet Toyota pas rezultatit jo të mirë në testin e përplasjes, publikohen pamjet
Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit
"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi
Çfarë teknologjie nuk po e preferojnë shumë blerësit e veturave të reja
Nissan zbulon modelin e ri Patrol
Mini Cooper njofton "tërheqjen" e mbi 140 mijë modeleve për shkak të një defekti që mund të shkaktojë zjarr
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë