Këshilli Penal nesër do të vendos për ankesën e Zekirit për masën e paraburgimin
Këshilli Penal të hënën do të vendosë për ankesën e avokatit të Muhamed Zekirit për 30 ditët e paraburgimit. Zekiri ndodhet në Burgun e hetimit në Shutkë që nga e premtja, pasi Gjykata Penale e pranoi kërkesën e Prokurorisë – që të caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut për arratisje, përsëritje të veprës dhe ndikim mbi dëshmitarët. Avokati i Zekirit tha se në ankesë i ka hedhur poshtë të gjitha bazat për caktimin e paraburgimit.
Shtetasit kroatë të përfshirë në hetimin e Prokurorisë së Krimit të Organizuar janë ende të pakapshëm për policinë. Prokurorja Katerina Kolareviq tha se sipas informacioneve operative të MPB-së ata janë larguar nga vendi.
Nga Ministria e Brendshme për Alsat thonë se për ta deri më tani as nga Gjykata dhe as nga Prokuroria nuk ka arritur ndonjë urdhëresë. Nga Prokuroria përsëritën se edhe për ta kërkojnë masën e paraburgimit, por shtuan se një urdhër i tillë duhet të dërgohet në MPB nga Gjykata. Gjykata, nga ana tjetër, duke sqaruar procedurën, bën të ditur se fillimisht duhet të marrin njoftim zyrtar nga policia se nuk mund t’i gjejnë, e më pas të mund të lëshojnë urdhër për fletarrest ndërkombëtar.
Ndërkohë, hetimi i Prokurorisë i udhëhequr nga Vilma Ruskovska, në të cilin ish-nënkryetari socialdemokrat është i dyshuari kryesor, vazhdon të jetë objekt i grindjeve ndërpartiake. Ata kërkojnë përgjigje nga VMRO-DPMNE-ja se ku kanë përfunduar paratë, ndërsa LSDM-ja thotë se po bëjnë gjithçka që të ketë organe të pavarura gjyqësore, siç nuk ka pasur më parë.
“Kjo nuk është asgjë e re, në këtë qeverisje ka në çdo hap krim dhe korrupsion të tillë. Dhe ndoshta duhet të pyesim veten nëse ky është i vetmi krim apo punë e paligjshme e Muhamed Zekirit. Krime të tilla sigurisht që ka më shumë, por prokuroria duhet të hetojë sa më shpejt të gjitha gjërat e dyshimta që ka bërë Muhamed Zeqiri. Çështja e dytë është nëse dhe sa para nga ato të marra nga Muhamed Zeqiri kanë përfunduar në xhepat e dikujt tjetër si provizione”, tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i OBRM-PDUKM-së
“Në kohën e OBRM-PDUKM-së, institucionet, gjyqësori dhe prokuroria ishin nën kontrollin e plotë të elitës kriminale të pushtetit. Në vend të ndjekjes penale, ata mbrojtën krimin. Veç kësaj, askujt nuk i ka shkuar në mendje as të marrë përgjegjësi, as të japë dorëheqje, përkundrazi. Tani ligjet zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht se kush në çfarë pozicioni apo funksioni është në atë kohë. Ky është sundimi i ligjit që ne të gjithë e kemi mbrojtur dhe po bëjmë çmos për të siguruar gjyqësor të pavarur”, thonë nga LSDM
Ndryshe, Zekiri ka përfunduar në paraburgim, pas dyshimeve të Prokurorisë se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke lidhur kontratë pa prokurim publik. Sipas Prokurorisë, marrëveshja është lidhur me një person juridik, në të cilin me paramendim e kanë ndihmuar dy shtetas kroatë dhe me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. Sipas informacioneve, kjo marrëveshje ka të bëjë me përgatitjen e studimit të fizibilitetit për kontrollin e funksionimit të Postës së Maqedonisë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025