LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i shpeshtë i këtij programi dëmton rrobalarësen

Përdorimi i shpeshtë i këtij programi dëmton rrobalarësen

Pasi ta lexoni këtë, do të mendoni dy herë përpara se të aktivizoni rrobalarësen herën tjetër

Rrobalarëset më të reja zakonisht kanë një program të shpejtë të larjes dhe ky program mund të jetë vërtet shpëtim, veçanërisht në një situatë kur jeni me nxitim, koshi i rrobave është i stërmbushur ose thjesht dëshironi të lani rroba që mund të mos kenë as njolla.


Por kujdes! Përdorimi jo i duhur i këtij programi mund të bëjë më shumë dëm sesa të dobi dhe të çojë në prishje më të shpejtë të makinës, transmeton Telegrafi.

Një brend i produkteve të bardha nga qyteti Ramsey në Angli, ndau këshillën e një mjeshtri të rrobalarëseve, i cili pretendon se në programin e larjes së shpejtë nuk duhen larë gjërat si peshqirët apo rroba banje, pra të gjitha ato që rëndohen kur lagen.

Kësisoj, duke qenë se peshqirët bëhen shumë të rëndë kur lagen, një larje e shpejtë prej rreth 20 minutash thjesht nuk mjafton për të zhdukur njollat dhe problemi është vetë pesha, e cila mund të dëmtojë rrobalarësen në planin afatgjatë.

“Kur makina punon shumë shpejt dhe peshqirët ngjeshën së bashku, kjo çon në një ngarkesë të madhe në kazan dhe ajo fillon të dridhet”, komentoi eksperti. /Telegrafi/