LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari që e plagosi kujdestarin e qenve të Lady Gagas është liruar gabimisht nga burgu

I dyshuari që e plagosi kujdestarin e qenve të Lady Gagas është liruar gabimisht nga burgu

Sipas raportimeve, Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Angeles ishte në kërkim të një të dyshuari lidhur me të shtënat ndaj kujdestarit të qenve të Lady Gagas, pasi thuhet se është liruar gabimisht nga burgu këtë javë.

James Howard Jackson, 19-vjeç, u arrestua së bashku me katër të tjerë vitin e kaluar për incidentin me kujdestarin e qenve të artistes, Ryan Fischer, të cilin e qëlluan katër herë në gjoks.


Të njëjtit po përpiqeshin t’ia merrnin qentë ndërkohë që ishte në shëtitje gjegjësisht në shkurt të vitit të kaluar.

Lady Gaga (Foto: XPX/Star Max/GC Images)

Fischer i kishte mbijetuar sulmit dhe dy qentë u gjetën disa javë më vonë.

Jackson u akuzua për incidentin me Ryan për tentativë vrasje, grabitje të shkallës së dytë dhe komplot për të kryer grabitje, ndër akuza të tjera.

Kujdestari i qenve të Lady Gagas, Ryan Fischer reagon për herë të parë pas sulmit që iu bë në Los Angeles
Lexo po ashtu Kujdestari i qenve të Lady Gagas, Ryan Fischer reagon për herë të parë pas sulmit që iu bë në Los Angeles

Lirimi i tij erdhi meqenëse akuzat kundër tij u hodhën poshtë të mërkurën, sipas FOX 11 në Los Angeles.

Michele Hanisee (Foto: Getty Images)

Akuzat supozohej të zëvendësoheshin nga një aktakuzë e jurisë së madhe, por akuzat e reja nuk u ngritën dhe kështu e lanë të lirë, raportoi KNBC -TV në Los Angeles.

Dy qentë u kthyen në bazë të një gruaje, e cila i solli qentë në një stacion policie, në një përpjekje për të marrë shpërblimin prej 500,000 dollarësh të Gagas. /Telegrafi/

Ryan Fischer (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori