LAJMI I FUNDIT:

Protesta e sindikalistëve përmes fotografive

Protesta e sindikalistëve përmes fotografive

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot mbajti një protestë, ndërsa kanë paraqitur gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ndër të cilat ishin Ligji i Pagave, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.

Protestuesit brohorisin “Ngritja e pagave është domosdoshmëri”, “Zbatojeni ligjin”, “Arsim cilësor nuk mund të ketë derisa nuk ka paga të dinjitetshme”, “Miratojeni  ligjin për pagat”, “Aprovojeni tërheqjen nga Trusti Pensional”, etj.


Këto janë gjashtë kërkesat e BSPK-së:

100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

Përcaktimi i Pagës Minimale

Miratimi i Ligjit për Paga

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga protesta e së premtes e BSPK-së. /Telegrafi/