LAJMI I FUNDIT:

Kosovë, nesër e pasnesër me diell dhe ngritje të temperaturave

Kosovë, nesër e pasnesër me diell dhe ngritje të temperaturave

Gjatë dy ditëve të ardhshme (e premte dhe e shtunë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s, transmeton Telegrafi.


Sipas IHK Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur  një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë./Telegrafi/