LAJMI I FUNDIT:

Digjet vetura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Digjet vetura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi” në orët e pasdites së sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

“Para pak çasteve policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbër Xhaferi” (kilometri i dytë Lipjan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Krasniqi.


Telegrafi ka siguruar disa pamje nga kjo ngjarje ku duket se vetura është kapluar nga zjarri, derisa zjarrëfikësit po përpiqen të ndalin atë./Telegrafi/