LAJMI I FUNDIT:

S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial

S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum sot për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial.

Vetëm 57 deputetë votuan pro, ndërkohë deputetët opozitarë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së u përmbajtën nga votimi.

Rrjedhimisht për miratimin e tij do të tentohet në seancën e radhës.


Ndryshe, ky projektligj ka nxitur debate mes minsitres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve të opozitës të cilët e kanë kundërhtuar këtë doument.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Përplasja Tahiri - Haxhiu në Kuvend: “Do ta rrëzojmë Projektligjin për Këshillin Prokurorial” - “Nuk do t’i bëj noterë ata që ti mendon”
Lexo po ashtu Përplasja Tahiri - Haxhiu në Kuvend: “Do ta rrëzojmë Projektligjin për Këshillin Prokurorial” - “Nuk do t’i bëj noterë ata që ti mendon”

Ajo para deputetëve ka thënë se me miratimin e plotësim-ndryshimeve të reja, Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky projektligj siguron prezencë më të fuqishme të politikës në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial.

Më i ashpër ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se ky draf-projektligj është ndër dokumentet më jo profesionale. /Telegrafi/