Policia Financiare ka parashtruar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komisionit Shtetëror, Oliver Derkoski i cili ka qenë kryetar i Komisionit për prokurim publik dhe dy anëtarë të Komisionit për prokurim publik për periudhën prej vitit 2019 në Shkup. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Sipas Policisë Financiare, KSHZ i ka mundësuar operatorëve ekonomik përfitime të pasurisë në shumë prej 8.619.790 denarëve.
Nga Policia Financiare sqarojnë se gjatë vitit 2019, kreu i KSHZ-së, ka shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar në kryerjen e prokurimit publik në mënyrë që në kundërshtim me Parimin e Konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë, trajtimi i barabartë dhe mosdiskriminimi i operatorëve ekonomikë dhe transparenca në procesin e dhënies së kontratave të prokurimit publik në kundërshtim me nenet 12, 47, 63 të Ligjit për Prokurimin Publik (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 24/19) dhe në kundërshtim me nenin 68 të Ligjit për Energjinë (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 96/18), pa shpallur shpallje publike dhe pa kryer procedurë të prokurimit publik, ka prokuruar furnizimin me energji elektrike, shërbimet e mirëmbajtjes së higjienës dhe shërbimet me shkrim në komunikacionin e brendshëm dhe ka lidhur kontrata me tre operatorë ekonomikë, me të cilën mënyrë u ka siguruar përfitim të përgjithshëm prej 2.840.270 denarëve, me TVSH.
“I raportuari i parë, në kundërshtim me nenin 99 pika 4 dhe paragrafin 4 të të njëjtit nen, gjatë muajit maj 2019 ka lidhur Aneksin nr 1 drejt marrëveshjes numër 05-886/10 të 08.04.2019, në bazë të së cilës ka blerë sasi shtesë të paravanëve për votim, të dedikuar për realizimin e rrethit të dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novosellë dhe Dibër, në vlerë të përgjithshme prej 771.600 denarë pa TVSH, pa kryer procedurë të prokurimit publik dhe pa u konstatuar paraprakisht nëse ka nevojë reale dhe kërkesë me shkrim nga ana e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për blerjen e paravanëve të reja për votim dhe në këtë mënyrë operatorit ekonomik i është mundësuar të fitojë pronë në vlerë të përgjithshme prej 771.600 denarë”, thuhet në komunikatë.
Me veprimet e tilla, të pandohurit i kanë mundësuar operatorëve ekonomik përfitim në vlerë të përgjithshme prej 8.619.790 denarë /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje