LAJMI I FUNDIT:

Si po funksionon Chelsea pa Abramovichin: Karburanti paguhet nga lojtarët, pa blerje dhe me drejtorë që nuk mund të marrin vendime

Si po funksionon Chelsea pa Abramovichin: Karburanti paguhet nga lojtarët, pa blerje dhe me drejtorë që nuk mund të marrin vendime

Pas njoftimit të Roman Abramovich se ka nxjerrë në shitje Chelsean, lojtarët, stafi i trajnerëve dhe drejtorët e klubit po përjetojnë situata të paprecedentë, deri në atë pikë sa futbollistët duhet të blejnë karburantin për autobusin e ekipit me paratë e tyre.

Ndërkohë, blutë do të përballen të mërkurën me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pothuajse një vit pasi i eliminuan Los Blancos në fazën gjysmëfinale të kësaj gare.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë dhe ndonëse të dy skuadrat do të përballen sërish në “Stamford Bridge”, por tani pasiguria ka rrethuar Chelsean pas njoftimit për largim të Abramovich.


Pas sanksioneve që iu vendosën biznesmenit rus, mjekët dhe të gjithë të lidhur me ekipin e parë kanë vazhduar të punojnë përkrah lojtarëve, por departamentet e tjera si: ekipet komerciale, njerëzore, kontabiliteti dhe marketingu kanë pushuar së punuari – vepruari.

Drejtorët e klubit kanë qëndruar, por nuk mund të marrin asnjë vendim, me drejtoreshën e përgjithshme Marina Granovskaia që nuk ka asnjë kapacitet ekzekutiv, pasi ajo nuk lejohet të ofrojë rinovime kontratash apo të nënshkruajë me lojtarë të rinj.

Stafi i Chelseat po merr ende pagat mujore, por llogaritë e klubit janë të ngrira, që do të thotë se nuk mund të ketë shpenzime shtesë.

Kufizimet do të jenë në fuqi deri më 31 maj, por pritet që pronari i ri që do ta blejë Chelsean do të mund të marrë dritën jeshile për të përfunduar një blerjen deri në fund të prillit.

Pronarët e skuadrës MLB, Chicago Cubs , kanë treguar interesin e tyre për të marrë përsipër Chelsean.

Ndërkohë, Chelseat nuk i lejohet të shesë bileta për ndeshjet e tyre në shtëpi, me përjashtim të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Disa sponsorë ishin gati të ndërpresin partneritetin e tyre me Blutë, por asnjëri prej tyre nuk është larguar deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori