LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi organizatën më të vjetër rome në Prizren: Jemi të interesuar të përkrahim komunitetet

Kurti vizitoi organizatën më të vjetër rome në Prizren: Jemi të interesuar të përkrahim komunitetet

Në kuadër të javës së aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Rexhepi, vizitoi organizatën më të vjetër rome “Durmish Aslano”, në Prizren.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Kurti me këtë rast ka thënë se Qeveria që e udhëheq është e gatshme dhe e interesuar, që t’i ndihmojë dhe përkrahë komunitetet, jo vetëm në ditë feste, por edhe në çdo ditë pune.


Ai veçoi ndarjen e mbi 500 bursave për vajzat e komunitetit rom, egjiptian, ashkali dhe marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për 50 mësuese të gjuhës së komuniteteve.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë, që ta vizitojmë komunitetin rom, duke i parë punët e mëdha dhe kontributin e jashtëzakonshëm, që e kanë dhënë jo vetëm për Prizrenin, por për mbarë vendin tonë me aktivitete të ndryshme kulturore, duke treguar, që gjuha rome është një gjuhë e gjallë, e cila është edhe gjuhë e artit dhe e poezisë, është edhe gjuhë e teatrit”, tha ai.

Në ambientet e organizatës joqeveritare “Durmish Aslano” e themeluar në vitin 1969, kryeministri u njoftua me punën dhe aktivitetet kulturore e artistike të komunitetit nga Ertan Galushi, organizatori gjeneral i Teatrit rom “Nexhip Menekshe”, Vera Paçaku, redaktore e radios rome “Romano Avazo” (Zëri i Romëve), Gynesh Veshall, kryetare e klubit të të rinjve, Dashni Veshall, Shef i orkestrës dhe grupit muzikor, Ramadan Veseli, koreograf i ansamblit rom.

Ndërsa, mësuesja e gjuhës rome, Urma Menekshe, prezantoi mësimin fakultativ në gjuhën rome, si dhe minibibliotekën rome.

Në këtë vizitë kryeministri shoqërohej edhe nga Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori