Kreyaprlamentari Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Rezallë për të nderuar 98 martirët e masakruar nga forcat serbe.
Nga aty Konjufca tha se plagët janë ende të hapura e që edhe më e dhimbshme është se fakti që ende nuk ka drejtësi për gjithë gjenocidin që Serbia e ka kryer mbi popullin e pafajshëm të Kosovës.
“Jemi këtu për të bërë homazhe për 98 martirët të cilët u masakruan prej forcave pushtuese të ushtrisë së policisë dhe paramilitarëve të Serbisë 23 vite më parë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë këtë masakrën ashtu edhe shumë masakra të gjenocidit të Serbisë është fakti që plagët janë ende të hapura. Para 6 muajve ne i rivarrosëm këtu edhe të tjerë trupa të gjetur të këtyre martirëve të cilët ende po mbahen të fshehur në plotë vende brenda Serbisë. Serbia nuk i dorëzon ende qindra të tjerë të cilët janë të zhdukur me dhunë dhe i mbanë të fshehura pikërisht nëpër ato vende nëpër të cilat kanë ngritur edhe poligone ushtarake. Nuk ka kurrfarë dyshimi që përgjegjëse mbi këtë gjenocid që u bë mbi popullin e pafajshëm të Kosovës është Serbia. Por ajo që po na e bënë më të vështirë ketë dhimbje dhe këtë pikëllim është fakti që nuk ka pasur drejtësi ende për të gjithë ata 12 mijë qytetarë të Kosovës të vrarë gjatë gjenocidit të Serbisë”, tha Konjufca.
Konjufca ka thënë se nuk do të ndalen derisa Serbia të mbahet përgjegjëse për masakrat që kriminelët serbë kryen mbi popullin e Kosovës.
Ai ka nënvizuar edhe se pa gjakun e derdhur të martirëve dhe sakrificës së tyre Kosova nuk do të mund ta kishte lirinë e as shtetësinë.
“Ne nuk do të ndalemi. Do t’ia tregojmë botës dhe ta argumentojmë dhe më mirë gjenocidin që ka ndodhur derisa Serbia të mbahet përgjegjëse, e të gjenden e të dënohen të gjithë ata kriminelë të cilët janë kryes të drejtpërdrejt të masakrës së Rezallës dhe të qindra masakrave të tjera në Kosovë. lavdi martirëve të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës sepse pa gjakun e derdhur të tyre, pa sakrificën e popullit të Kosovës nuk do të kishte mund të vinte as liria të cilën e kemi sot e as shteti i Kosovës prandaj lavdia është e tyre sepse kjo sakrificë qëndron fuqishëm pikërisht në themelet e shtetit tonë të cilin ne do t’ia lëmë si trashëgimin më të rëndësishëm brezave që do të vijnë”, ka thënë Konjufca.
Në Rezallë homazhe ka bërë mëngjesin e këtij 5 prilli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.
Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit