LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë për statusin e refugjatëve nga Ukraina

Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë për statusin e refugjatëve nga Ukraina

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 36-të me radhë.

Sipas rendit të propozuar, mes të tjerash, në seancën e sotme do të shqyrtohet Informacioni për miratim të Plan – Protokollit për pranim, kujdes dhe strehim si dhe rregullimin e statusit të personave nga Ukraina që do të vijnë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e luftës dhe personat që gjenden në Maqedoninë e Veriut që nga 24 shkurti, të cilët për shkak të gjendjes së sigurisë nuk janë në gjendje të kthehen në Ukrainë, bëjnë të ditur nga Qeveria.

Për shqyrtim është propozuar informacioni për shqyrtim të statusit të implementimit të Kompaktit Global për Migracion në Maqedoninë e Veriut.


Në propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, para ministrave do të gjendet edhe informacioni për matjen e cilësisë së punës së institucioneve në përputhje me metodologjinë për vlerësim të indeksit të cilësisë.

Seanca do të fillojë në ora 12:00, ndërkaq për vendimet e miratuara do të njoftohet pas përfundimit të saj nëpërmjet një kumtese për media.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori