LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshën 93 vjeçare aktorja Estelle Harris

Ndërron jetë në moshën 93 vjeçare aktorja Estelle Harris
(Foto: Keloland News)

Estelle Harris, e cila e ka luajtur rolin e nënës së George, Estelle Costanza, në “Seinfeld”, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj, Michael Eisenstadt.

Ajo ishte shfaqur në 27 episode të serialit në rolin e nënës së karakterit të portretizuar nga Jason Alexander.


Harris ka pasur gjithashtu një karrierë të fortë vokale dhe njihet si zëri i personazhit Mrs. Potato Head në vazhdimin e dytë, të tretë dhe të katërt të “Toy Story”.

Njëherësh ka luajtur në shumë projekte të vogla dhe të mëdha të animuara, duke përfshirë edhe filmat, si “Brother Bear” (2003) dhe “Tarzan II” (2005) dhe serialet, si “Hercules”, “The Wild Thornberrys” e “Godzilla: The Series” (1998).

Karriera e saj ka filluar me punën komerciale dhe me dy role të vogla në filmat “Looking Up” dhe “Summerdog” në vitin 1977, ndërsa rolet më të rëndësishme filluan kah mesi i viteve të tetëdhjeta duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në rolin “Once Upon a Time in America” të Sergio Leones (1984). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Magazina
Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Magazina
Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Magazina

"M'i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe" - Sara Gjordeni përballet me kritika të ashpra për shtatzëninë e saj

Magazina
Kalo në kategori