LAJMI I FUNDIT:

Vendos SBASHK-u: Më 8 prill protestë, pas 20 prillit grevë

Vendos SBASHK-u: Më 8 prill protestë, pas 20 prillit grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur Kongresin e Tetë, në të cilën janë zgjedhur organet e reja drejtuese, si dhe është marrë vendim që të protestohet më 8 prill, si dhe është paralajmëruar greva në të gjitha institucionet e arsimit dhe ato të kulturës pas datës 20 prill.

Rrahman Jasharaj, i cili është zgjedhur edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut, paralajmëroi që me datën 8 prill, një numër i kufizuar do të dalin në protestë.

Ai ka thënë që Qeveria ka hapësira nga data 8 deri më 20 prill, që t’i plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërtën do të hyjë në greva.


“Më 8 prill do të shkojmë në një protestë, besoj me numër të kufizuar për të mos e tepruar me numrin, ngase mund të ketë edhe probleme të tjera… Pas 20 prillit, unë siç po e shoh nuk do të ketë rezultate nga pritjet. Atëherë pas 20 prillit do të fillohet me grevë, nuk do të ketë më protesta, po flas me autoritet të plotë vetëm me SBASHK-un. Nëse deri më 20 prill, pas 8 prillit nuk do të ketë asnjë lëvizje pozitive, atëherë sistemi arsimor që nga çerdhet deri te universitet, por edhe institucionet e kulturës, do të jenë në grevë, pikërisht për dy kërkesa: Pse nuk po na japin nga 100 euro mbështetje, për shkak të ngritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në Ligjin e pagave dhe, pse nuk jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe të barabartë me Qeverinë në Ligjin e pagave”, tha ai, për KP.

Rrahman Jasharaj rizgjedhet kryetar i SBAShK-ut
Lexo po ashtu Rrahman Jasharaj rizgjedhet kryetar i SBAShK-ut

Në Kongresin e SBASHK-ut, Jashari mori besimin nga shumica e 121 delegatëve, derisa kundër kandidat kishte Emrush Ahmeti.

Jasharaj falënderoi të gjithë ata që i besuan, duke thënë se nuk kishte plane për prezantim, pasi plani i tij është zëri i delegatëve.

“Unë nuk bëjë planë që t’i prezantoj, zakonisht plani im është zëri juaj”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori