Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë edhe më tej vazhdon të jetë prezent problemi i mospagesës të kontributeve për sigurim shëndetësor dhe sigurimin pensional dhe invalidor. Ky problem zvarritet vite me radhë dhe assesi të tejkalohet sidomos kur janë në pyetje ndërmarrjet publike komunale. Evidentohet një numër më i vogël i ndërmarrjeve me probleme që kanë me kontributet, por numri i punëtorëve të cilët janë pa kontribute pothuajse mbetet i njëjtë dhe ai është mbi 100.
Sipas të dhënave të njësisë të Entit për sigurim shëndetësor në Dibër, aktualisht 7 subjekte juridike nuk paguajnë kontributet . Drejtori i kësaj njësie Fuat Spahiu për “Koha” thotë se aktualisht për 100 punëtorë, 7 subjekte juridike nuk paguajnë as kontribute për sigurim shëndetësorë por as për sigurim pensional dhe invalidor.
“Mes subjekteve juridike është edhe ndërmarrja komunale publike ‘Standardi’ ku janë të punësuar mbi 80 punëtorë. Poashtu në këto subjekte juridike janë edhe punëtorët e ndërmarrjes komunale publike ‘Kale’ në Qendër Zhupë”, thotë Spahiu. Në pesë subjektet e tjera juridike numri i punëtorëve pa kontribute është më i vogël meqë punohet përafërsisht për subjekte juridike me pak të punësuar. Në krahasim me një vit më parë kur kontribute nuk paguanin 12 subjekte juridike, numri i tyre është ulur, por për fat të keq numri i punëtorëve pothuajse është i njëjtë.
Biseduam edhe me përfaqësues të disa ndërmarrjeve dhe firmave ku nuk paguhen kontributet. Në ndërmarrjen komunale publike në Dibër vite me radhë nuk paguhen kontributet. Ka të dhëna se disa nga punëtorët kanë marrë rroga pa kontribute mbi 15 vite, gjë që sot shkakton probleme edhe me daljen e tyre në pension ku nuk u evidentohen vitet për të cilët ndërmarrja komunale nuk ua ka paguar kontributet. Punëtorët poashtu ballafaqohen edhe me problemin e mbrojtjes shëndetësore, gjë që drejtpërdrejt ndikon në mbrojtjen e shëndetit publik e cila është garantuar me ligjet e vendit. Viteve të fundit është paguar një pjesë e kontributeve, por për të tejkaluar problemin në fondet kërkohet që borxhet të kontributeve të paguhen tërësisht. Telashe përveç ndërmarrjes komunale të Dibrës ka edhe në ndërmarrjen komunale të Qendër Zhupës pikërisht për mospagesën e kontributeve.
Ka patur tentime dhe organizime edhe të protestave në ndërmarrjen komunale të Dibrës me qëllim që institucionet lokale dhe qendrore të ndërmarrin aktivitete për shlyerjen e borxheve ndaj fondeve, meqë punëtorët si të tillë, nuk janë fajtor. Por deri më sot nuk është tejkaluar ky problem i madh me të cilin ballafaqohen punëtorët e ndërmarrjen komunale në Dibër. Sa u takon subjekteve të tjera juridike ku nuk janë paguar tatimet për sigurim pensional dhe invalidor, por edhe sigurim shëndetësor, ata janë kryesisht firma nga sfera e tregtisë dhe ndërtimtarisë. Probleme me subjektet e këtilla juridike ka patur edhe gjatë viteve të kaluar, por një pjesë e tyre kanë falimentuar dhe tani punëtorët e këtyre firmave enden lartë e poshtë që të mbijetojnë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ushtarë të RMV-së do të marrin pjesë në stërvitje në Bullgari dhe Gjermani dhe operacionin e NATO-s në Kosovë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'