LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mahnitet nga zëri fantastik i kalorësit irlandez Robbie Dolan në “The Voice Australia”

Rita Ora mahnitet nga zëri fantastik i kalorësit irlandez Robbie Dolan në “The Voice Australia”

Kalorësi irlandez, Robbie Dolan, 26 vjeç, tani po mendon një ndryshim të karrierës pasi ka lënë botën të dëgjojë talentin e tij të pabesueshëm dhe të fshehur.

Dolan, i cili u transferua në Australi në vitin 2016 për të ndjekur ëndrrën e tij të kalërimit dhe pjesëmarrjes në garat me kuaj, nuk ka marrë kurrë gjatë jetës mësime muzike, shkruan The Sun.

Por ai e la Rita Orën dhe kolegët e saj gjyqtarë të mahnitur me një interpretim të mahnitshëm të këngës “Let It Go” të këngëtari James Bay.


Ora, një trajnerë në versionin australian të shfaqjes “The Voice”, i jep Dolandit një ovacion në fund të performancës së tij.

Duke folur për famën e tij të re, Dolan tha: “Unë nuk di asgjë teknike për muzikën, por gjithmonë kam kënduar në veturë, rrugës për në gara dhe në dush”.

Tetë vjet nga publikimi i “I Will Never Let You Down”, Rita Ora: Kjo këngë më ka ndryshuar jetën
Lexo po ashtu Tetë vjet nga publikimi i “I Will Never Let You Down”, Rita Ora: Kjo këngë më ka ndryshuar jetën

“Nuk jam shumë i sigurt nëse mund të këndoj mjaft mirë për diçka të tillë. Thjeshtë e di që më pëlqen të këndoj, është padyshim nga zemra”, tha ai.

“Është shumë emocionuese – e ndjej si një ëndërr në këtë fazë. Këndimi ka qenë gjithmonë një hobi për mua. Kam bërë shfaqje shkollore vite më parë dhe gjithmonë më ka pëlqyer shumë të këndoj”, tha kalorësi.

“Garat me kuaj pushtuan jetën time, por kohët e fundit kam filluar të mësoj kitarë dhe të përpiqem të bëj disa koncerte”, shtoi Dolan.

“Është një hap larg garës. Do të doja të futesha në të, por është e vështirë të kesh dy jetë dhe gara është gjithçka për momentin. Ato janë botë shumë të ndryshme, por sapo pata mundësinë të performoja në ‘The Voice’, thashë: “Pse jo, çfarë kam për të humbur?”.

Dolan u përpoq të bënte udhëtime në Irlandë dhe fitoi vetëm tri gara kuajsh përpara se të kalonte në anën tjetër të botës.

Ai tha: “Unë erdha pa asgjë. Nuk kisha para, kisha një çantë shkolle në shpinë. Unë thjesht doja të garoja”.

I vendosur dhe i lumtur në Sydney, ai do të bëhet baba në korrik dhe së fundmi ka blerë një shtëpi me të dashurën Christine.

Por ai thotë se nëse do të ndiqte vërtet ëndrrat e tij, atëherë së shpejti mund ta ndërronte kamxhikun me një mikrofon.

“Kur isha fëmijë gjithmonë doja të bëhesha këngëtare dhe bëja pantomimë dhe muzikalë shkollorë. Asnjëherë nuk e bazova veten në dikë, thjesht më pëlqente të këndoja”, tregoi Dolan.

“The Voice Australia” nis transmetimin nga 18 prilli. /Telegrafi/