Rritje për 6.1 përqind të çmimit të banesave në vitin 2021 në raport me vitin 2020 tregojnë analizat e Bankës Popullore të Maqedonisë, si një nga institucionet më serioze dhe më të besueshme në vend. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se indeksi i çmimeve të banesave në vazhdimësi është rritur në vitet e fundit dhe atë me 2 përqind në vitin 2020, 3.2 përqind në vitin 2019 dhe 2.7 përqind në vitin 2018.
Njëherësh po shënojnë rritje të vazhdueshme edhe kreditë banesore që janë rritur nga 974 milionë euro në muajin mars të vitit 2021 në 1 miliardë e 110 milionë euro në muajin shkurt të këtij viti.
Investimi në patundshmëri si i sigurt karshi krizës ekonomike, inflacionit dhe kamatave të ulëta në kursime, mundësia e një pjese të popullatës që edhe përmes kredive të zgjidhin çështjen banesore, janë një pjesë e faktorëve që kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi banesore. Nga ana tjetër, rritja e madhe e çmimeve të materialeve ndërtimore, mungesa e fuqisë punëtore në ndërtimtari që po ik jashtë dhe po rrit koston e saj për kompanitë ndërtimore në vend, ndalesa për ndërtimin në disa komuna atraktive në Shkup, si dhe vonesat e miratimit të planeve urbanistike vlerësohet të jenë ndër shkaktarët kryesor të rritjes së çmimit të një metri katror për banim.
“Po rritet kërkesa për patundshmëri për shkak se po tregohet se ato janë një investim i sigurt në kohën e pandemisë. Njëherësh një investim i tillë sidomos në kohën e inflacionit të heshtur, krijon vlerë të shtuar, andaj presim që kërkesa të rritet edhe më tej dhe patundshmëritë të jenë atraktive edhe në periudhën e ardhshme“, thonë nga Grupacioni i ndërtimtarisë pranë Odës ekonomike të Maqedonisë.
Rritjen e vazhdueshme të çmimeve të banesave e konfirmojnë edhe të dhënat statistikore, sipas të cilave një metër katror në tërë Maqedoninë në vitin 2019 ka kushtuar 731 euro, ndërsa vetëm në Shkup një metër katror është shitur për 800 euro në mesatare. Tani katër vite më vonë, çmimet në Shkup lëvizin prej 700-800 euro deri në 2.000 euro për një metër katror. Sipas shpalljeve në internet një metër katror i banesave të reja në komunën e Çairit arrin 1000 deri 1100 euro, ndërsa banesat e vjetra arrijnë çmimin edhe deri në 700 euro për një metër katror. Nga ana tjetër, në qendër të Shkupit çmimi i banesave për një metër katror lëviz në mesatare prej 1.500 deri 2.000 euro, edhe pse mund të gjenden edhe banesa më të lira.
Njohësit e kësaj problematike vlerësojnë se ekzistojnë më shumë shkaqe të shtrenjtimit të banesave përskaj rritjes së madhe të repromaterialeve.
“Patjetër se në çmimin e fundit ndikojnë edhe çmimet e hekurit, çimentos e kështu me radhë mirëpo në çmim ndikojnë edhe kushtet në treg që shpesh i diktojnë edhe pronarët e parcelave dhe shitësit e banesave. Kjo nënkupton se rritja e kostos së materialeve ndërtimore do të rris çmimin e banesës nga 1000 në 1300 euro për një metër katror, mirëpo në vitet e fundit në ndërtimtari po punojnë edhe tregtarë që kanë sjellë shumë para, që ndërtojnë dhe largohen, dhe të cilët për të fituar parcelat për ndërtimin edhe ofrojnë çmime më shumë se të leverdishme për pronarët e truallit ndërtimor, që në fund tek një lokacion tërheqës, çmimi i një metri katror banesor të arrijë edhe në 1800 euro”, thotë njohësi i sektorit të ndërtimtarisë, Nikolla Vellkovski.
Vëllimi më i madh i shitblerjeve apo transaksioneve, përfshi edhe numrin më të madh të banesave të shitura regjistrohet në kryeqytet, dhe atë në komunat Qendër, Karposh dhe Aerodrom. Çmimet luhaten në varësi prej kërkesës , ku në lokacionet më tërheqëse edhe çmimet janë më të larta. Rritje kanë pësuar edhe çmimet e banesave në zonat me aktivitet më të ulët të shitblerjes apo transaksioneve, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të ndërtimit, shërbimeve, lëndëve të para.
Regjistri i çmimeve dhe i pasurive të paluajtshme tregon se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ka pasur 9231 transaksione, apo dukshëm më shumë se dy tremujorët e mëparshëm kur kishte rreth 7500 shitblerje . Edhe këto shifra janë më të larta krahasuar me vitin e parë pandemik apo me vitin 2020. Në tremujorin e tretë të vitit 2021, nga 9.231 transaksione, 7.277 ishin shitje të pasurive të paluajtshme dhe 1.954 ishin dhënia me qira e pasurive të paluajtshme.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës