LAJMI I FUNDIT:

KEDS promovon fuqizimin e rolit të gruas përmes trafostacioneve

KEDS promovon fuqizimin e rolit të gruas përmes trafostacioneve

Në vigjilje të pranverës, trafot në shtatë qendrat e qyteteve kryesore të Kosovës kanë marrë ngjyrat e ndezura të saj, me mesazhe të fuqishme për fuqizimin e rolit të gruas. Ato trafostacione tashmë janë shndërruar në vepra arti.

Ky projekt i ideuar dhe financuar nga KEDS është realizuar nga organizata e artistëve Q’art.

“Aktualisht i kemi ngjyrosur shtatë trafo, në shtatë qytetet kryesore të Kosovës. Secila nga to bart një mesazh që ka të bëjë me fuqizimin e rolit të gruas. Ne e dimë që roli i gruas nuk është ai që do të duhej të ishte. Secili kemi nevojë dhe obligim që të punojmë në atë drejtim që të arrihet barazia, rrjedhimisht fuqizimi i rolit të gruas”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.


Artistja zvicerane Krystel Suire, punon në Kosovë tash e tre vjet dhe i ka lënë vetes emrin artistik “Stern”. Ajo, teksa po ngjyroste trafostacionin në qendër të Prizrenit, përmes artit po theksonte mesazhe të shumta që ngrenë zërin e gruas kosovare dhe bën që ai të jehojë.

“Ne e kemi si qëllim të vëmë në pah fuqinë e gruas edhe të tregojmë që gratë mund të bëjnë çfarë të duan në jetë. Më pas edhe pasionet apo punën si burrat. Ne gratë kemi fuqi shumë. Edhe ky është qëllimi për këto trafo. Unë gjithmonë vizatoj këto cikat dhe janë në ‘aktivitete mashkullore’, si për shembull ajo duke bërë snoëboarding, pastaj e kemi një inxhiniere, pastaj një kuzhiniere, një mjeke, pastaj një shofere. Vetëm për të treguar që jemi barabartë dhe nëse e kemi vullnetin mund të bëjmë njëjtë si burrat”, thekson artistja zvicerane.

Edhe artistja Renea Begolli i është bashkuar kësaj iniciative, me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.

“Ideja ime ka qenë që përpos temës të sjellim pak ngjyrë, me pru pak jetë, një energji të mirë. Pra, t’i japim jetë edhe lagjes duke intervenuar në një hapësirë publike dhe në të njëjtën kohë t’i bashkëngjitmi temës që u ngrit gjatë këtij muaji. Marsi është muaji që flet më shumë për fuqizimin e gruas, gjë që e bëra edhe unë duke iu bashkuar kësaj iniciative”, thotë ajo, teksa po e gjallëronte një trafostacion në lagjen Tophane të Prishtinës.

Ky projekt është pjesë e megaprojektit “Art n’trafo” që e ka filluar KEDS së bashku me organizatën Q’art qysh vitin e kaluar. Deri tash janë ngjyrosur 27 trafo anekënd Kosovës, pjesa më e madhe e tyre në Prishtinë. Sot, ato trafo kanë pamje urbane dhe bartin në vete mesazhe që promovojnë avancimin e shoqërisë kosovare dhe zbukurojnë lokalitetet ku janë të vendosura.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori