Tridhjetë vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë
Me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, Nives Tiganj.
Gjatë takimit, siç njoftojnë nga MPJ, Osmani ka thënë Maqedonia e Veriut është krenare për bashkëpunimin e suksesshëm me Kroacinë.
Osmani dhe shtoi se invazioni ndaj Ukrainës dëshmoi se sa është e rëndësishme të qenit aleat dhe partner, duke e zbatuar parimin e solidaritetit, në mbrojtjen e vlerave evropiane, por edhe të drejtën e secilit shtet që ta ruajë pavarësinë dhe sovranitetin e tij.
“Sinqerisht besoj se me intensitet edhe më të madh, edhe në të ardhmen do të festojmë dhe shënojmë jubile mjaft të rëndësishëm të dy vendeve tona mike”, deklaroi Osmani.
Më 30 mars 1992, të dy shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike, me çka nisi procesi i ndërtimit të marrëdhënieve miqësore intensive, të cilat karakterizohen me dialogun e vazhdueshëm dhe vullnetin për bashkëpunim të gjithanshëm në më shumë fusha të interesit të përbashkët.
“Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, nga këndvështrimi i sotëm, bazohen në besimin dhe partneritetin e ndërsjellë, si në planin bilateral, ashtu edhe në kuadër të proceseve integruese euroatlantike. Tashmë jemi aleatë në NATO, ndërsa në Bashkimin Evropian kemi mbështetjen e parezervë të Kroacisë, e cila është shumë e përkushtuar dhe e vetëdijshme se kjo është mënyra më e mirë për zhvillimin e rajonit tonë dhe për stabilitetin e Evropës”.
“Angazhimi i vendosur i të dyja vendeve për kultivimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të tilla janë të bazuara në Marrëveshjen për Marrëdhënie Miqësore dhe Bashkëpunim të vitit 1994. Qëllimet dhe interesat e përbashkëta strategjike për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të rajonit dhe më gjerë shënojnë 30 vitet e fundit të miqësisë dhe partneritetit”.
“Trendi i i këtillë pozitiv zhvillimor është i pranishëm edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, por edhe në të gjitha segmentet e tjera të jetës dhe progresit tonë. Për t’u theksuar është edhe bashkëpunimi i shkëlqyer dhe konkret në pjesën e mbrojtjes së pakicave që paraqesin hallkë të rëndësishme, që i lidh më tej dy vendet tona dhe që mund të shërbejë si shembull për të gjitha vendet e tjera”, thonë nga MPJ Maqedoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?