LAJMI I FUNDIT:

“Ngrihuni dhe punoni”, Kim Kardashian kërkon falje publike pas këshillave që i dha për gratë në biznes

“Ngrihuni dhe punoni”, Kim Kardashian kërkon falje publike pas këshillave që i dha për gratë në biznes
Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian ka kërkuar falje në lidhje me komentet që bëri për ‘gratë në biznes’, ku tha se duhet të ‘ngrihen e të punojnë’.

Ylli televiziv shpjegoi se komentet që bëri ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe theksoi se i vinte keq për mënyrën se si u pritën.

Kardashian u përball me reagime të shumta për deklaratat që tha në një intervistë me Variety.


“Kam këshillat më të mira për gratë në biznes. Ngrihuni dhe punoni. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë”, tha ylli i “Keeping Up With the Kardashians”.

“Duhet të rrethoheni me njerëz që duan të punojnë”, shtoi ajo.

Megjithatë, nëna e katër fëmijëve pohoi se nuk ishte menduar si një ‘deklaratë e përgjithshme ndaj grave’ në një intervistë të re me “Good Morning America”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk ishte një deklaratë e plotë ndaj grave ose të ndihesha sikur nuk e respektoj punën ose mendoj se ato nuk punojnë shumë. Unë e di që e bëjnë”, tha ajo. “Është nxjerrë jashtë kontekstit, por më vjen shumë keq nëse u prit në atë mënyrë”.

“Ajo deklaratë që thashë ishte pa pyetje dhe biseda rreth saj u bë me të vërtetë pa kontekst”, tha Kardashian.

Foto: Screenshot/YouTube

Komentet origjinale Kim i bëri gjatë një interviste për Variety ku po promovonte emisionin e ri të familjes së saj, “The Kardashians”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Një spektakël që do të mbahet mend gjatë: Adele vendosi një rekord të ri botëror me paraqitjet e saj në Mynih

Një spektakël që do të mbahet mend gjatë: Adele vendosi një rekord të ri botëror me paraqitjet e saj në Mynih

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të

Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"

Magazina
“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

Magazina
Kalo në kategori