LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hajdari: Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit nga SHBA-ja

Ministrja Hajdari: Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit nga SHBA-ja
Foto: Arkiv

Duke parë rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të agresionit ushtarak në Ukrainë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë një përgjigje pozitive Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit nga ky vend.

Kështu ka thënë ministrja Rozeta Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, duke shtuar se Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit nga SHBA-ja.

“Kosova nuk ka pasur varësi për import të grurit nga Ukraina, por nga Serbia. Por, fatmirësisht kemi marrë përgjigje pozitive nga shtetet e perëndimore dhe nga SHBA-të për mundësinë e importit të grurit nga këto shtete. Pra, Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan”, është shprehur Hajdari.


Ajo ka shtuar se vendi duhet të përgatitet për rritjen e Rezervës Shtetërore.

Hajdari: Gjatë vitit 2021 janë regjistruar mbi 10,500 biznese, shqiptohen 353 gjoba nga inspektorët
Lexo po ashtu Hajdari: Gjatë vitit 2021 janë regjistruar mbi 10,500 biznese, shqiptohen 353 gjoba nga inspektorët

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kërkuar raport të veçantë për Rezervën Shtetërore nga ministrja Hajdari dhe siç tha ai për shpenzimet e shumës prej 10 milionë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës.

Ministrja Hajdari ka premtuar se në një mbledhje të ardhshme do të raportojë për Rezervën Shtetërore.

Po ashtu, ajo gjatë raportimit ka thënë se gjatë vitit 2021 janë regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja, kurse janë shqiptuar 353 gjoba në vlerë prej 114 mijë e 152 euro.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori