LAJMI I FUNDIT:

Ulje e lehtë e çmimit të naftës në Shqipëri pas vendimit të Bordit të Transparencës

Ulje e lehtë e çmimit të naftës në Shqipëri pas vendimit të Bordit të Transparencës

Çmimet e naftës dhe benzinës kanë pësuar një ulje të lehtë këtë të martë pas vendimit të fundit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve në Shqipëri.

Sipas vendimit, 1 litër naftë do të tregtohet për 237 lekë [1.92 euro] nga 245 lekë [1.98 euro] që ishte më parë. Për benzinën çmimi do të jetë 211 lekë [1.71 euro] për litër nga 218 lekë [1.77 euro].

Ndërkohë gazi ka pësuar rritje të çmimit duke shkuar në 116 lekë [0.94 euro] për litër nga 110 lekë [0.89 euro] që ishte më parë.


Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Çmimet e ndryshuara do të jenë të vlefshme deri më 31 mars me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të karbranteve dhe të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Ngritja e komisionit për përcaktimin e çmimit të karburanteve, nuk ka sjellë lehtësim në treg. Kjo shihet në krahasim edhe me vendet e rajonit, ku vendi ynë kryeson me naftën e shtrenjtë.

Ditën e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë në Tiranë, për rritjen e çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori