LAJMI I FUNDIT:

U-19: Mbyllet në paqe vëllazërorja e dytë Shqipëri – Kosovë

U-19: Mbyllet në paqe vëllazërorja e dytë Shqipëri – Kosovë
Foto: fshf.org

Shqipëria e 19 vjeçarëve ka zhvilluar këtë të hënë ndeshjen e dytë vëllazërore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës ku ka barazuar me rezultatin 2-2. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Arena Egnatia”, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu zbriti në fushë me këtë formacion: Dema, Kurti, Abazaj, Azizi, Taleb, Topi, Shkurti, Daka, Lika, Torraj, Toma.

Në pjesën e parë të lojës, skuadrat ishin thuajse të barabarta, pa shumë raste shënimi. Në minutën e 32-të, Enea Topi provon të rrezikojë portën kundërshtare me një goditje qendrore nga jashtë zone, por topi përfundon në duart e portierit Shala. Tetë minuta më vonë, Kosova kalon në avantazh me Rinor Jahmurataj, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonë duke e dërguar topin fluturimthi në trekëndësh.


Me këtë rezultat mbyllet 45 minutëshi i parë i ndeshjes, teksa me nisjen e fraksionit të dytë, Armando Cungu vendos të bëjë tre zëvendësime, duke nisur që nga porta, me gardianin Dema që i lë vendin Ortelio Bibës, teksa dalin nga loja edhe Ardit Lika e Khalil Taleb e në fushë hyjnë Gjergji Kote e Christos Betezelis.

Foto: fshf.org

Në këtë pjesë të dytë, Shqipëria bëhet më këmbëngulëse teksa kërkon golin e barazimit, që erdhi në minutën e 51-të nga Rrok Toma, pas një ekzekutimi fluturimthi perfekt të topit, që i shpëton mbrojtjes kundërshtare dhe përfundon në krahun e djathtë të portës.

Kuqezinjtë vijojnë të kërkojnë golin e avantazhit, duke e gjetur në minutën e 59-të me Dario Dakën, përmes një penalltie të akorduar nga arbitri i ndeshjes, pas prekjes me dorë nga ana e lojtarëve të Kosovës. 4 minuta më vonë, Rashica barazon rezultatin, duke i ikur mbrojtjes tonë dhe nuk gabon përballë portierit Biba. Cungu bën edhe tre zevendësime të tjera, teksa në minutën e 65-të, Toma e Shkurti i lënë vendin Tozajt e Ndocit, teksa del edhe Daka për Zabelin. Në minutën e 90-të, Torraj tenton të provojë vetë, por topi përfundon jashtë dhe me barazimin 2-2 mbyllet në “paqe” kjo ndeshje vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës.

Me këtë miqësore të dytë brenda dy ditësh ndaj Kosovës, Shqipëria mbylli edhe grumbullimin një javor që i ka shërbyer Armando Cungut dhe stafit kuqezi të shohë skuadrën në kuadër të përgatitjeve për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në muajin shtator në Belgjikë ku Shqipëria U-19 do të luajë ndaj vendasve, Spanjës dhe Rusisë.

Foto: fshf.org

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori