LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të zjarreve brenda 24 orëve, digjen dhjetëra hektarë mal – policia nis hetimet

Katër raste të zjarreve brenda 24 orëve, digjen dhjetëra hektarë mal – policia nis hetimet
Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në polici janë raportuar katër raste të zjarrvënies në disa komuna.

Si pasojë e ndezjes së zjarreve nga qytetarët janë djegur 15 hektarë mal dhe bari i thatë, si dhe rreth 50 ari fushë dhe një vresht e pa punuar.


Në lidhje me rastet është konsultuar prokurori dhe kanë nisur hetimet.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Fsh. Rogoqicë, Kamenicë, 27.03.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej rreth 5 hektarësh. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Fsh. Obranqë, Podujevë, 27.03.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektar pronë bari i thatë. Zjarrin e kanë shuar banorët e fshatit dhe sipas ankuesit një i dyshuar mashkull kosovar e ka ndezur zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

Samadrexhë, 27.03.2022-13:30. Dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Bubël, Malishevë, 27.03.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është duke u djegur një pjesë e madhe e malit pronë publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori