Shtrenjtimi i produkteve bazë ka nxitur qeveritë e disa vendeve të heqin Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për ushqimet ose reduktojnë nivelin e saj. Por, nga Qeveria në Shqipëri, nuk ka një vendim të tillë edhe pse vendi ynë ka përqindjen të lartë të këtij tatimi për ushqime në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë, e cila po shkakton një rritje të shpejtë të çmimeve të karburanteve dhe mallrave të konsumit, qeveritë e disa vendeve reaguan me një paketë masash ku përfshihej dhe reduktimi i nivelit të TVSH-së ose heqja për produktet bazë.
Disa aplikuan norma të reduktuara të TVSH që pas pandemisë COVID-19, por nga Qeveria shqiptare nuk është ndërmarrë asnjë masë në këtë drejtim, edhe pse është kërkuar vazhdimisht nga opozita.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut vendosi heqjen e TVSH për produktet bazë, uljen e akcizës dhe TVSH për karburantet.
Kosova vendosi një marzhe fitimi për kompanitë dhe çmim tavan për karburantet, ndërsa Kroacia reduktoi nivelin e TVSH dhe hoqi akcizën për karburantet.
Të njëjtat masa mori dhe qeveria serbe. Por përtej krizës, shtetet aplikojnë në mënyrë konstante apo të përkohshme edhe tatim në masë të reduktuar për grupin e mallrave ushqimore. Shqipëria është nga pak vende që nuk e aplikojnë.
Duke mos reduktuar tarifën për ushqimet, Shqipëria klasifikohet në vendet me përqindjen të lartë të TVSH së për ushqime në Evropë dhe rajonin e Ballkanit.
Ndërkohe, në një faturë të publikuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla shihet se kostoja e disa produkteve bazë pa TVSH është rreth 1 mijë lekë [8.20 euro], kësaj shume i shtohet dhe TVSH për çdo produkt duke e rënduar xhepin e konsumatorëve me mbi 200 lekë më shumë.
Për produktet ushqimore norma mesatare e TVSH që aplikohet në vende të BE dhe Ballkanit Perëndimor rezulton 9 për qind, ndërkohë që në Shqipëri mallrat e konsumit të përditshëm tatohen 20 për qind. Referuar të dhënave të platformës PwC, në artikujt bazë Serbia aplikon TVSH-në prej 10 për qind, Kosova me 8 për qind, Mali i Zi me 7 për qind, Maqedonia e Veriut me 5 për qind.
Edhe Bosnja e Hercegovina që nuk aplikon normë të reduktuar, ka një barrë fiskale më të ulët, pasi norma standarde është 17 për qind. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025