LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë me migrantë në Vërmicë e Merdare – arrestohen katër persona

Kontrabandë me migrantë në Vërmicë e Merdare – arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, dy në pikën kufitare në Vërmicë dhe dy në Merdare, për shkak të dyshimit për veprën penale “kontrabandë me migrantë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar në Vërmicë, pasi që në veturat e tyre janë hasur dy shtetas të huaj dhe disa të dyshuar tjerë të cilët kanë ikur në drejtim të pyllit. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia.


Ndërkaë në Merdare, policia ka njoftuar se për procedura të rregullta është ndaluar vetura me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.

“Në veturë ka qenë dhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe viktima mashkull shtetas i huaj, ku gjatë kontrollimit të dokumentacionit viktima nuk ka poseduar vizë ose leje qëndrim për Republikën e Kosovës, andaj zyrtarët policor kanë urdhëruar kthimin e viktimës, mirëpo drejtuesi i veturës, i dyshuari ka refuzuar urdhrat dhe me veturë ka ikur nga pika kufitare duke u futur në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, të dyshuarit janë vë në kërkim policor.

“Lidhur me rastin më 26.03.2022 pas grumbullimit të dëshmive  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe ndaj të dyshuarve ndiqet procedurë kundërvajtëse, kurse për shtetasin e huaj njësia për migrim dhe të huaj është duke e trajtuar rastin. Në konsultim me prokurorin pas përfundimit të procedurave të dyshuarit  janë liruar”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori