LAJMI I FUNDIT:

Netflix blen zhvilluesin e lojërave Boss Fight Entertainment

Netflix blen zhvilluesin e lojërave Boss Fight Entertainment

Netflix ka blerë zhvilluesin e lojërave të pavarur me bazë në Teksas, Boss Fight Entertainment, njoftoi kompania në një postim në blog.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kushtet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan. Marrëveshja, e cila shënon blerjen e tretë të Netflix të një kompanie lojërash, është pjesë e shtytjes së vazhdueshme të shërbimit të transmetimit drejt lojërave.


Boss Fight u themelua në vitin 2013 nga ish-punonjës të Zynga Dallas dhe Ensemble Studios. Netflix thotë se përvoja e studios me ndërtimin e lojërave në zhanre do të ndihmojë në përshpejtimin e aftësisë së saj për t’ju ofruar përdoruesve të Netflix më shumë tituj.

Ekipi i Boss Fight do të vazhdojë të operojë jashtë studiove të tyre aktuale në Dallas, Austin dhe Seattle.

“Misioni i Boss Fight është të sjellë përvoja të thjeshta, të bukura dhe argëtuese për lojtarët tanë kudo që ata të luajnë”, thanë themeluesit e Boss Fight Entertainment, David Rippy, Bill Jackson dhe Scott Winsett.

“Angazhimi i Netflix për të ofruar lojëra pa reklama si pjesë e abonimeve të anëtarëve u mundëson zhvilluesve të lojërave si ne të përqendrohen në krijimin e lojërave të këndshme pa u shqetësuar për fitimin e parave. Nuk mund të ishim më të entuziazmuar për t’iu bashkuar Netflix-it në këtë fazë të hershme, pasi vazhdojmë të bëjmë atë që duam të bëjmë, ndërkohë që ndihmojmë në formësimin e së ardhmes së lojërave në Netflix së bashku”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Trotineti gjysmë autonom lëvizë vet që të shkojë për dezinfektim

Trotineti gjysmë autonom lëvizë vet që të shkojë për dezinfektim

Teknologji

"Matrix në jetën reale": Kush mund të përfitojë nga Metaverse, teknologjia e së ardhmes

Teknologji
Kalo në kategori