LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në mbrojtje dhe ushtri

Petrovska: Mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në mbrojtje dhe ushtri

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në panelin e diskutimit “Thyerja e stereotipeve në sport, profesion dhe barazi gjinore” në Forumin Ndërkombëtar të Biatlonit, organizuar nga Federata e Biatlonit të Maqedonisë së Veriut, nën patronatin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

“Të jesh ministre e Mbrojtjes është një sfidë serioze, por kur personalisht ke përgjegjësi dhe përkushtim, atëherë çdo detyrë është më e lehtë”, tha ajo, duke shtuar se marrja e vendimeve dhe ballafaqimi me çdo lloj sfide është shumë më e lehtë kur je i rrethuar nga profesionistë të vërtetë.

“A i qëndrojmë vetëm fjalëve apo i përkthejmë fjalët në vepra, shihet në shifra, për krahasim në vitin 2012 përqindja e femrave me uniformë ishte 5.7%, ndërsa këtë vit përqindja është 10.15% që tregon një kërcim goxha të madh dhe jo vetëm përqindje në numrin e përgjithshëm, por ka përmirësim të dukshëm sa i përket renditjes së tyre, përkatësisht pozitave të caktuara”, tha Petrovska.


Petrovska tha se ajo që i kushtohet vëmendje veçanërisht që të përmirësojmë praktikisht pozitën e gruas në të gjitha strukturat në ministri dhe në atë civile dhe ushtarake është në fakt mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të saj.

Ministrja theksoi dy aspekte kyçe të vendosjes së barazisë gjinore, konkretisht: legjislacionin, normat dhe politikat për barazinë gjinore dhe perspektivën gjinore që miratohen dhe zbatohen në Ministri dhe Ushtri dhe krijimin e një mjedisi pune me mundësi të barabarta në të cilin gratë do të marrin pjesë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori