LAJMI I FUNDIT:

Duma flet për situatën në PD: Për t’u ringritur duhet të shkojmë në dialog mbarëkombëtar me demokratët

Duma flet për situatën në PD: Për t’u ringritur duhet të shkojmë në dialog mbarëkombëtar me demokratët

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputetja e kësaj partie, Grida Duma insiston që vetëm përmes një dialogu të hapur në mes të demokratëve kjo parti do të tejkalojë krizën me të cilën po ballafaqohet.

Në kohën kur ky subjekt politik ka mbetur pa kryetar, ajo thotë se nuk ka menduar ende për t’i hyrë garës për të udhëhequr partinë, por do të preferonte që kryetari i ardhshëm të mos jetë, as Sali Berisha, as Lulzim Basha.

Në një intervistë për KosovaPress, deputetja e Partisë Demokratike konsideron se ka plotë kandidatë që mund ta udhëhiqnin PD-në, ndërsa thotë se revanshi i demokratëve mbi demokratë duhet të mbarojë.


“Sali Berisha aty duhet të diskutojë me ne, duhet ta bëjmë një dialog të hapur, siç i kam thënë edhe Lulzim Bashës më përpara se ai të jepte dorëheqje se ka vetëm një mënyrë për të krijuar kredibilitet moral, ta bëjmë debatin mes palëve të hapur dhe të plotë dhe ta çojmë deri në fund këtë debat me asnjë skenë të ndarë por në të njëjtën skenë që ne bëjmë një dialog të madh me njërit-tjetrin.

Pavarësisht se cilat janë ndryshimet ligjore PD është e detyruar të kuptojë një gjë, vetëm një grupim, qoftë ky i foltores apo qoftë ky PD zyrtare në të dyja anët jemi të humbur nëse nuk kuptojmë që e vetmja betejë që kemi është të fitojmë zgjedhjet, nuk ka rëndësi nëse një pakicë është më e madhe se një pakicë tjetër, ka rëndësi që ne të jemi shumica më e madhe për qeverisjen e vendit dhe kjo gjë nuk duhet të na bëjë në asnjë moment që të jemi agresivë me njëri-tjetrin.

Asnjëri nuk ka fituar, të dyja palët kanë humbur, dhe tani revanshi i demokratëve mbi demokratët duhet të mbarojë dhe duhet të ketë një amnisti morale për ndasitë që i krijuan dy krerët e partisë dhe që nuk ia kanë borxh më demokratët dhe duhet ta zgjidhim këtë sido që të jetë kosto me një dialog të arsyeshëm properëndimor dhe që e bënë PD-në të gjeneratës të re me një tjetër ndriçim drejt shkuarjes në frymëzim, jo në presion… Për pesë ose gjashtë muaj nëse angazhohemi në këtë platformë ne e bëjmë të mundur që të dakordësojmë”, deklaroi Duma.

Ajo konsideron që vetëm ndryshimi i brendshëm i PD-së është një shans për ndryshim në Shqipëri.

Deputetja konsideron se kjo parti tashmë duhet t’i përgjigjet gjeneratave të reja dhe të dëgjojë eksperiencën e vjetër.

“Partia Demokratike ka detyrën, jo vetëm misionin, të ngrihet mbi vetveten, që do të kuptojë që nëse ka një shans për ndryshim Shqipëria, do të vijë nga ndryshimi i brendshëm i PD-së. PD duhet të bëhet e madhe sërish, për një PD të madhe ne jemi të detyruar të heqim secili diçka nga vetja dhe të shkojmë drejt një dialogu të madh mbarëkombëtar me demokratët dhe shqiptarët. PD duhet t’i përgjigjet gjeneratës së re, të dëgjojë eksperiencën e vjetër, duhet të shkojë drejt bashkimit me arsye dhe jo për të pasur Partinë Demokratike të askujt, por për të pasur PD-në fituese”, theksoi ajo.

E pyetur nëse mendon që të garojë për postin e kryetarit të PD, Duma, e cila deri para pak kohës mbante postin e nënkryetares së Partisë Demokratike, tha për KosovaPress se më shumë mendon për ringritjen  partisë.

“Është një gjë që ende nuk e mendoj, mendoj zmadhimin e Partisë Demokratike, mbi ato rrethana unë mendoj që kandidatë në Partinë Demokratike ka plotë, më shqetëson shumë mentaliteti feudal i tipi që jemi mësuar me filanin. Po edhe me zakonet e këqija mësohesh në jetë por duhet të mësohesh të ndryshosh”, theksoi ajo.

Megjithëse, Duma shprehet se do të ishte lajm i mirë nëse as Berisha dhe Basha nuk do të ishin në krye të PD, pavarësisht se ish-kryeministri shqiptar e deklaroi mbrëmë që do të jetë në garë për t’u rikthyer në krye të partisë.

“Është lajm i mirë nëse do të ndodh kjo (që Berisha dhe Basha të mos ishin në krye të PD), nëse ka ndërgjegjësim real të të dy krerëve të Partisë Demokratike që nuk duhet ricikluar krizat, pra për njërin betejat mbaruan dhe për tjetrin historia nuk mund të fillojë pas 30 vitesh, duhet të ketë një dakordësim që patjetër PD është shumë më tepër se sa dy apo 20 persona”, ka deklaruar deputetja e PD-së.

Duma tha se me ish-kryetarin Basha ka pasur komunikim në distancë.

“Në mënyrë të largët po, nuk kemi pasur dot dakordësi unë nuk i ndryshoj qëndrimet e mija dhe me zor pres që secili nga demokratët, përfshirë edhe mua t’i themi gjërat me cilindo hapur pa pasur nevojë për prapaskena, prapaskenat në këtë moment nuk i duhen Partisë Demokratike”, u shpreh Duma.

Ndryshe, Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha dhe vendimet e dala prej tij. Ndër vendime ka qenë edhe shkarkimi i kryesisë së PD që udhëhiqej nga Basha. Tashmë grupi i Berishës është rikthyer në seli ndërsa ish-kryeministri tha se do të negocionte me grupin parlamentar të PD si i vetmi organ legjitim për të nisur rrugën e ribashkimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori