LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon kryeministrin e Katarit, shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Osmani takon kryeministrin e Katarit, shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas.

Presidentja ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona. Në kontekstin e Forumit të Dohas, Presidentja Osmani ritheksoj përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Katarit si dy vende paqedashëse, gatishmërinë për t’i adresuar sfidat bashkëkohore.

Presidentja falënderoi kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit.


Po ashtu, Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve tona të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit.

Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare.

Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik, duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat Kosova akoma nuk është si dhe për të rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Lajme
Kalo në kategori