LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Njohja dhe mbështetja e nxënësve të talentuar është kusht i rëndësishëm për përparimin e vendit

Shaqiri: Njohja dhe mbështetja e nxënësve të talentuar është kusht i rëndësishëm për përparimin e vendit

“E vërtetë është që çdo gjë mund të shtyhet, por kujdesi për talentin nuk mundet. Kur them kujdes, kam parasysh edhe atë institucionalen, por gjithashtu kam parasysh edhe atë nga familja, mjedisi më i gjerë dhe shoqëria, dhe më e rëndësishmja është vullneti personal për ngritjen, vetëbesimin dhe qëndrueshmëria e të talentuarve ose fëmijëve me dhunti”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në uebinarin kushtuar kujdesit për fëmijët me dhunti dhe të talentuar, organizuar nga Universiteti “Shën. Kliment Ohridski “- Manastir, ku morën pjesë disa përfaqësues të fushës akademike dhe shkencore dhe ekspertë të fushës së arsimit.

Siç kumtoi MASH, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri deklaroi se shteti ka mekanizëm që mbështet nxënësit e talentuar, por edhe se ka hapësirë për të plotësuar me masa të reja në mënyrë kujdesi për këta fëmijë të jetë më e kompletuar dhe më efektive .


Ai theksoi mundësinë që nxënësit e talentuar të kalojnë deri në dy paralele gjatë shkollimit të tyre , si dhe për mundësitë për organizimin e mësimdhënies shtesë në grupe ose individuale me program të veçantë të përgatitur nga këshilli i mësimdhënësve. Gjithashtu informoi se nxënësit e talentuar marrin forma të ndryshme të mbështetjes financiare.

“Ju rikujtoj se çdo vit shpërndajmë bursa për nxënës të talentuar të shkencave natyrore, nxënës të talentuar në fushën e artit dhe për sportistë të talentuar të shkollave të mesme. Ata që fitojnë vendin e parë në gara shtetërore , vendin e parë të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare në matematikë, informatikë dhe shkenca natyrore, ose në një nga olimpiadat ndërkombëtare shkencore marrin gjithashtu çmime të përshtatshme në të holla dhe njëkohësisht pjesëmarrja e tyre mbështetet me mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe udhëtim”, ka thënë Shaqiri.

Ai përkujtoi se nga viti shkollor 2020/2021 në Shkup është hapur shkolla e mesme për Matematikë-Informatikë si shkollë e specializuar ku sipas programeve të veçanta arsimohen nxënës të talentuar nga fusha e matematikës, fizikës dhe informatikës dhe se Fondi i Inovacionit së bashku me UNICEF-in krijon programe ku përfshijnë nxënës të talentuar dhe ofron mbështetje që i inkurajon ata të zhvillojnë kreativitetin e tyre.

Ai informoi që, si Ministri dhe Qeveri po bëjnë reformë sistematike të arsimit fillor, ku me plan-programe të reja, tekste të reja dhe një qasje krejtësisht të re të mësimdhënësve ndaj mësimdhënies inkurajojnë kreativitetin dhe potencialin e nxënësve.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori